woh-18-mars-web

18 Mars

Lexoni nga Marku 14:17-25

Trupi i thyer për ju

Merrni, hani; ky është trupi im. (v. 22)

Kur isha më i vogël, doja gjithmonë të isha si një nga dishepujt, derisa fillova të lexoja më shumë nga Ungjijtë. Shumicën e kohës, dishepujt ishin “çorapë”. Ata grindeshin dhe nuk e kapnin fare thelbin. Mirëpo Jezusi nuk hoqi dorë prej tyre. Ata ishin njerëz të dobët, që nuk përshtateshin dhe luftonin me dyshime, e prapëseprapë Jezusi i thirri.

Në thelb të këtij pasazhi është ajo që njihet si Darka e Fundit, pra, vakti i pashkës judease që Jezusi konsumoi me dishepujt e tij (v. 22-24). Jezusi mori bukën, e theu dhe ua dha po atyre dishepujve që vetëm disa orë më vonë do ta tradhtonin, do të shpërndaheshin dhe do ta mohonin. Jezusi mori një kupë dhe e piu atë me dishepujt, me Judën dhe Levin, Pjetrin dhe Thomain, dhe me të tjerët.

Kur Jezusi u dha atyre bukën dhe kupën, ai u tha se po u jepte veten e tij. Jezusi i njihte ata me mirë seç njihnin vetveten, dhe gjithsesi ua dha veten e tij atyre, dhe e dha veten e tij për ta. Ai theu bukën me të dobëtin dhe të marrin, me ata që ia mbathin dhe ata që mohojnë, madje edhe me vetë tradhtarin. Ai ndau një kupë me ta, jo për shkak se kishte ndonjë gjë të mirë, të drejtë apo të lavdërueshme tek ata, por për shkak të dashurisë së madhe që kishte për ta. Ata ishin të mirëpritur për shkak të hirit, dashurisë dhe dhembshurisë së tij.

Sa bukur që na shfaqet ungjilli! Jezusi, Biri i bukur, i denjë, i shenjtë, i drejtë dhe i përsosur i Perëndisë, që ha me ta, me ne. Sot, e di që jam si dishepujt, pra, një person i zakonshëm, i pranuar dhe i dashur nga Perëndia. — Stephen Shaffer

Ndërsa luteni, falënderoni Jezusin që ua ka dhënë juve veten e tij dhe e ka dhënë atë për ju.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android #pashke

Tags: No tags