18 Nëntor

Published by admin on

Lexoni nga Luka 1:34-45

Duke kërcyer nga hareja

Sepse, ja, sapo arriti në veshët e mi zëri i përshëndetjes sate, fëmija nga hareja kërceu në barkun tim. (v. 44)

Si ndiheni ju tani që po afrojnë festat e Nëntorit dhe Krishtlindja? Ndoshta mezi prisni të kaloni më shumë kohë me familjen, apo për traditat e festave, pushim nga puna apo ndonjë shërbesë e veçantë në kishë. Shpesh, fëmijët emocionohen për dhuratat. Megjithatë, kjo stinë e vitit sjell gjithashtu edhe ndjenjat e ankthit dhe pikëllimit, që nuk para i mirëpresim.

Pas vizitës së engjëllit Gabriel për t’i thënë Marisë që kishte gjetur hir para Perëndisë dhe se do të sillte në botë Jezusin, Marisë ju dha edhe një shenjë garancie. Asaj iu tha se Elizabeta, një e afërmja e saj, pavarësisht moshës së thyer, ishte gjashtë muajshe shtatzënë. Kur Maria shkoi për vizitë tek Elizabeta, pak kohë më vonë, fjalët e engjëllit u konfirmuan. Jo vetëm që Elizabeta ishte shtatzënë, por foshnja që kishte në bark (Gjon Pagëzori) kërceu nga hareja sapo mbërriti Maria. Kjo ishte një kohë e tmerrshme për Marinë, ndërkohë që përpiqej t’u shpjegonte shtatzëninë e saj prindërve, të fejuarit dhe njerëzve të tjerë në fshat. Perëndia e përdori Gjonin, edhe ndërsa ishte ende në barkun e nënës së tij, për t’i sjellë siguri Marisë. Ai përdori fjalët e Elizabetës (v. 42-45) për ta inkurajuar atë. Dhe si rrjedhojë, Maria u gëzua duke kënduar një këngë (v. 46-55).

Ka shumë gjasa që dikush që ju njihni të ketë nevojë për inkurajim. Do të mahniteshit se si mund ta bekonte sot dikë një telefonatë, pak vëmendje, një mesazh, një email apo një shënim i shkruar me dorë. Prandaj, jepini! Ndajeni dashurinë e Jezusit me dikë që ka nevojë për të. — Steve Petroelje

Ndërsa luteni, ngrini në lutje ata që ju e dini se janë të shkurajuar, të pikëlluar dhe të lënduar.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.