web-woh-18-prill

18 Prill


Lexoni nga Luka 14:25-33

Pse t’i dorëzohemi Krishtit?

Secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka, nuk mund të jetë dishepulli im. (v. 33)

“Ai është i krishterë, por jo tepër i krishterë”. Kjo është një shprehje që thuhet si kompliment, por a është realisht diçka për t’u komplimentuar? Është e pamundur të përmbushim detyrën tonë të krishterë pa u bërë paksa radikalë. Dorëzimi i gjithçkaje tek Krishti është ekstrem! Në leximin tonë për sot Jezusi shqipton kushtet e panegociueshme të dishepullizimit: duhet ta duam Jezusin më shumë se çdo gjë tjetër, madje edhe se familja jonë; të marrim dhe të mbartim kryqin; të braktisim gjithçka për të. Këto janë goxha kërkesa të larta.

Mirëpo, është e qartë se ato janë thelbësore për të qenë një dishepull i vërtetë i Krishtit.
Përse është i nevojshëm ky urdhërimi “për të hequr dorë nga të gjitha”? Autorja Nensi Lej DiMos nxjerr në pah se “ta thërrasim atë Zot do të thotë t’i themi “po” vullnetit të tij, fjalës së tij, mënyrave të tij. Ne nuk mund ta thërrasim atë Zot dhe pastaj të vazhdojmë të drejtojmë vetë jetën tonë”.

Nuk është e mundur që t’i bindemi Atij plotësisht ndërkohë që përpiqemi të mbajmë gjëra të fshehura prej tij dhe kur përpiqemi të mbajmë vetë kontrollin e jetës sonë. Është absolutisht e domosdoshme që t’i dorëzojmë atij gjithçka. Dhe gjithashtu është tërësisht e arsyeshme. Kur mendojmë për Krishtin, se kush është dhe çfarë ka bërë për ne, atëherë dorëzimi i plotë është i vetmi reagim i logjikshëm ndaj dashurisë dhe mëshirës së tij.

Isak Uats e shpreh shumë mirë këtë në himnin e tij me titull “Kur vështroj kryqin e mrekullueshëm”: Dashuria kaq e mahnitshme, kaq hyjnore, kërkon shpirtin tim, jetën time, gjithçka kam.—Jessica Heikoop

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë t’i dorëzoheni atij vullnetarisht.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags