web-woh-19-gusht

19 Gusht

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga Mateu 6:1-8

Lutja nga zemra

Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi. (v. 6)

Kohët e fundit kam lexuar për një grua, që ishte shumë e shqetësuar për një problem të caktuar në jetën e saj. Ajo po e ndante këtë me një mikeshë, e cila i tha: “Pse nuk u lute?” Përgjigjja e gruas ishte se ajo nuk dinte se si të lutej. “Askush nuk më ka mësuar si të lutem.”

Ajo nuk është e vetmja. Të të mësojnë si të lutesh është një dhuratë dhe mundësi e mrekullueshme. Një nga shembujt e mi të hershëm të besnikërisë në lutje ishte gjyshja ime. Kur isha i vogël, ndonjëherë qëndroja një natë në shtëpinë e gjyshes. Një herë u zgjova për të shkuar në tualet dhe kalova ngjitur me dhomën e gjyshes. Hodha një vështrim në dhomën e saj dhe e pashë atë të ulur në gjunjë pranë shtratit duke u lutur, siç na mëson edhe pasazhi i sotëm. Është një përshkrim i besnikërisë në lutje që nuk do ta harroj kurrë.

Lutja mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Në grupe të vogla, në grupe të mëdha adhurimi, ose privatisht. Por më duket se tema kryesore e pasazhit të sotëm është që lutja duhet të bëhet me zemër. Nga ajo që po thotë Jezusi, mësojmë se kjo shpesh ndodh më mirë kur jemi vetëm. Nuk është një lutje konferencash. Gjithashtu, kam dëgjuar disa lutje me zemër që bëhen në grupe të mëdha adhurimi. Por theksi i sotëm është te lutja që bëhet me zemër. Dhe kjo shpesh ndodh kur ju “shkoni në dhomën tuaj, mbyllni derën dhe luteni”. (v. 6) – John Koedyker

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju hapë zemrën ndaj Tij.

#lutja #19gusht #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags