web-woh-19-maj

19 Maj

Lexoni nga Romakëve 12:3-13

Rivalitet, mendjemadhësi apo përulësi?

Mos bëni asgjë për rivalitet, as për lavdi të kotë, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten. (Fil 2:3)

Është e vështirë t’i afrohesh një personi i cili është i ndezur nga rivaliteti. Për shkak se ata janë rregullisht duke mashtruar për të fituar pozita apo ndikim, u fusin bërrylat kujtdo që u afrohet apo u zë rrugën.

Pengesat kryesore të gëzimit dhe unitetit në një kishë nuk janë ndryshimet e arsyeshme të opinioneve të cilat i zgjidhim me anë të dashurisë së përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Pengesat e vërteta janë njerëzit të cilët i qasen jetës dhe marrëdhënieve me një përqasje të tillë që “duhet të dal ajo e imja.” Siç edhe Pali vëzhgoi, këta njerëz janë të shtrembëruar nga “mendjemadhësia,” e cila zakonisht përkthehet si, “unë kam gjithmonë të drejtë.”

Kjo nuk është rruga për të pasur harmoni dhe gëzim në kishë. Nuk ka qenë kurrë dhe kurrë nuk do të jetë. Por nëse ne “me përulësi e çmojmë tjetrin më shumë se veten,” atëherë jemi afër përgjigjes. Ky varg nuk na kërkon ta godasim veten tonë dhe të dalim në përfundim që nuk kemi asnjë vlerë. Ajo që Pali po sugjeron është që të marrim në konsideratë mundësinë që ekzistojnë njerëz të tjerë në kishë përveç nesh të cilët kanë dhunti dhe ide domethënëse për të ofruar. Perëndia ka bekuar të tjerët me dhunti në shumë drejtime dhe dëshiron gjithashtu që edhe ata të shërbejnë.

Një nga dhuntitë më të mëdha që mund t’i jepni kishës tuaj është t’i shihni të tjerët me sytë e hirit dhe të kërkoni me dhembshuri atë që është pozitive në jetët e tyre. Bërja e kësaj do t’ju bëjë t’i shihni të tjerët si të çmuar. — David Walls

Ndërsa luteni, i kërkoni Frymës së Shenjtë t’ju ndihmojë t’i shikoni të tjerët me sytë e hirit.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags