19 Nëntor

Published by admin on

Lexoni nga Luka 1:57-66

Një stinë në heshtje

Dhe të gjithë ata, që i dëgjuan, i vunë këto [gjëra] në zemrën e tyre duke thënë: “Vallë ç’do të jetë ky fëmijë?”. Dhe dora e Zotit ishte me të. (v. 66)

A ju ka ndodhur ndonjëherë të mos flisni dot në mënyrë të qartë? Ndoshta ju ka ikur zëri për disa ditë për shkak të ndonjë ftohjeje të zakonshme, ose ju ka ikur për një periudhë më të gjatë për shkak të ndonjë problemi më të rëndë? Humbja ose ikja e zërit e bën shumë të vështirë komunikimin, dhe kjo mund të jetë vërtetë acaruese. Kur Zakaria vuri në dyshim lajmërimin e engjëllit (v. 18), dhe kërkoi prova për atë që iu premtua, ai nuk ishte në gjendje të fliste (v. 20-22). Gjatë shtatzënisë së Elizabetës, dhe madje edhe tetë ditë pas lindjes së Gjonit, Zakarisë iu desh të kërkonte mënyra të tjera komunikimi, si për shembull, të shkruante në tabela (v. 63).

E megjithatë, diçka e mirë erdhi edhe nga kjo situatë. Humbja e të folurit për Zakarinë solli një mundësi për njerëzit që të mahniteshin me druajtje (v. 65). Dhe kur goja e tij u çel, ai filloi të flasë duke lavdëruar Perëndinë. Luka 1:67 na thotë se Zakaria u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi. Pra, ai nuk zgjodhi të hidhërohej, përkundrazi, gjatë muajve të reflektimit në heshtje, Zakaria i besoi planit të Perëndisë, vështroi barkun e Elizabetës teksa rritej dhe i dha lavdi Perëndisë.

Stinët e heshtjes ose kohët kur zgjidhni t’i besoni Perëndisë në vend që ta vini në dyshim atë, mund t’ju ofrojnë mundësi që të dëgjoni, të mësoni dhe të rriteni. Kur Perëndia ju disiplinon ose ju kufizon, kjo është një kujtesë që puna e tij nuk varet nga ju. Kur kjo të ndodhë, a do ta lavdëroni ende atë? — Steve Petroelje

Ndërsa luteni, kaloni kohë duke lavdëruar dhe duke falënderuar Perëndinë.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.