web-woh-19-prill

19 Prill

Lexoni nga Romakëve 12:1-2

Unë dorëzoj gjithçka

T’i paraqitni trupat tuaj si fli të gjallë. (v. 1)

Bashkësia ishte duke kënduar plot entuziazëm këngën “Unë dorëzoj gjithçka”. Pastaj, pastori ynë, nga vëzhgimi i tij, tha se nëse do të ishim të sinqertë, shumica prej nesh do të duhej t’i ndryshonte pak fjalët dhe të këndonte “Unë dorëzoj shumicën”, ose madje “unë dorëzoj një pjesë”. Për fat të keq, ai kishte të drejtë. Perëndia nuk na thërret t’i dorëzojmë atij vetëm një pjesë tonën. Ai na thërret në dorëzim të plotë.

Një mënyrë tjetër për ta vështruar këtë idenë e dorëzimit të plotë është përmes fjalëve të Palit në pasazhin që lexuam sot. Termi “fli i gjallë” është një apel i fuqishëm dhe deri diku një shprehi ogurzezë në pamje të parë. Megjithatë, sipas shpjegimit të Nensi Lej DiMos, ai thjesht do të thotë që t’ia ofrojmë Perëndisë trupat tanë si një “prezantim të plotë të vetes sonë”. Do të thotë se ia përkushtojmë veten tonë atij me gjithë gadishmërinë tonë.

Kjo përfshin çdo aspekt të jetës sonë. Do të thotë t’i paraqesim Perëndisë gjithçka që jemi dhe gjithçka që kemi. Dorëzimi i vërtetë nuk zgjedh e merr ato pjesë të vetes sonë që ne mendojmë t’i japim Atij. Ai dëshiron gjithçka tonën, jo thjesht një racion të jetës sonë, jo një fragment të vogël të kohës sonë, dhe jo thjesht një fraksion të pasurisë sonë.

Dorëzimi selektiv nuk është dorëzim i vërtetë. Nëse doni të jeni një fli i gjallë, atëherë nuk mund të thoni: “Zot, mund të marrësh zemrën time, por jo kokën, zërin tim, por jo duart dhe këmbët”. Por mund të thoni vetëm: “Zot, unë dorëzoj gjithçka”. — Jessica Heikoop

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë t’ia ofroni Atij veten tuaj si një fli të gjallë.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags