Lexoni nga Filipianëve 1:3-7
Kujtime të gëzueshme
E falënderoj Perëndinë tim, sa herë që ju kujtoj. (v. 3)
Pali është mirënjohës për miqtë e vet. Çdo herë që mendon për ta ose lutet për ta ai është falënderues dhe plot gëzim. Jo më pak se katër herë në vargjet 3 dhe 4, Pali përdor fjalët “të gjithë,” “secili,” apo “gjithmonë,” duke i mbuluar të gjitha me fjalën “gëzim” (v. 4).
Për më tepër, vargu 4 shënon vetëm herën e parë nga 16 herë që fjala “gëzim” gjendet në këtë letër. Gëzim është fjala që gjendet më shpesh tek Letra e Filipianëve, përveç referimeve për Jezus Krishtin. Dhe është me të vërtetë letra e mbushur me më shumë gëzim nga të gjitha shkrimet e Palit. Ai përpiqet pak më shumë për t’ju thënë këtyre njerëzve, “Kur unë mendoj për kohët kur kam qenë me ju, më duhet t’ua them – unë jam vetëm mirënjohës dhe plot gëzim.” A mund ta bëjmë ne këtë?
Ndoshta jeni duke menduar, “Por ti s’e di si e kam unë hallin. Disa përvoja kanë qenë shumë të dhimbshme dhe shumë të vështira për mua. Si mund të jem unë falënderues, e jo më, plot gëzim, kurdoherë që mendoj për to?”
Por në të njëjtën mënyrë ishte edhe Pali. Javët e para në qytetin e Filipisë nuk ishin tamam ditë të lavdishme për të. Patjetër që disa njerëz e pranuan Jezus Krishtin si Zotin dhe shpëtimtarin e tyre; por përveç kësaj, Pali u rrah nga një turmë nga qyteti, u arrestua, u burgos, u zhvesh, u torturua dhe iu tha të dilte nga qyteti (shih Vep. 16:20-24, 39-40).
Prandaj si është puna me këto kujtimet “gjithmonë falënderuese dhe të gëzueshme” të Palit? Kjo ishte perspektiva që kishte zgjedhur Pali, qëndrimi që kishte përzgjedhur. Pavarësisht dhimbjes, ai zgjodhi të fokusohej tek gëzimi. Po ne? — David Walls
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’jua përtërijë gëzimin, edhe në kohë të vështira.
#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android