Lexoni nga 1 Samueli 1:1-20
Zoti i ushtrive
Isha duke hapur zemrën time para ZOTIT. (v. 15)
Ana është e dëshpëruar. Kundërshtarja e saj e ngacmonte sepse nuk kishte fëmijë, gjë që e shtonte edhe më shumë zhgënjimin e saj. Qëndrimi i saj në lutje ishte plot trishtim dhe qarje me dënesë. Ndërsa i dridheshin buzët dhe qante, prifti Eli e qortoi, sepse mendonte se ajo ishte e dehur. Por ajo nuk ishte e dehur, vetëm se ishte “e vrarë në frymë” dhe ishte “duke hapur zemrën para ZOTIT.” (v. 11), ose mbase para “Jahveh të ushtrive të engjëjve.”
Kjo është lutje dëshpërimi për dikë që ndihet i rrethuar prej sulmeve nga jashtë dhe frikërave nga brenda. Më kujton një veteran lufte që thoshte: “Nëpër llogore nuk ka ateistë. Gjithsecili lutet në luftë.” Dëshpërimi shpesh është vendi ku fillon lutja. Mbase dhe ju ndodheni në këtë vend tani. Jeta është e vështirë. “Dhimbja dhe hidhërimi i pamasë” (v.16) Duket sikur nuk ka rrugëzgjidhje. Prandaj, lutuni.
Çfarë bën “Jahveh”? Ai i përgjigjet duke i dhënë asaj një bir që e quan “Samuel”, që në hebraisht ka kuptimin “Perëndia dëgjon.” Çfarë lajmi i mirë! Zoti dëgjon të gjitha thirrjet tuaja dhe të gjitha psherëtimat e shpirtit tuaj. Jezusi ka premtuar: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” (Mateu 11:28) Në të njëjtën mënyrë, apostulli Pjetër na fton që “të përulemi” dhe “gjithë merakun tonë ta hedhim mbi Të, sepse Ai merakoset për ne.” (1 Pjetri 5:6-7)
Ai vërtet merakoset. Ky premtim le t’ju hapë rrugën që t’i thërrisni Perëndisë nga ai vend dëshpërimi ku ndodheni. – Jon Opgenorth
Ndërsa luteni, hapeni zemrën tuaj para Zotit.
#2nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android