Lexoni nga Gjoni 2:1-11
Mrekullia e paplanifikuar
Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kana të Galilesë dhe shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të. (v. 11)
A është jeta juaj një sërë ngjarjesh të zakonshme që rrjedhin njëra pas tjetrës? A kanë ato sadopak lidhje me Perëndinë?
Në leximin për sot, Gjoni na çon në një dasmë në qytezën e Kanës. Nuk është se ndodh ndonjë gjë e pazakontë, thjesht mbaron vera! Në këtë situatë të zakontë, Maria e nxit Jezusin duke i thënë, “Nuk kanë më verë!” (v. 3). Ky është një pohim demaskues, sepse Maria e dinte që Jezusi ishte në gjendje të bënte diçka, mirëpo Jezusi nuk ishte ende gati, “Ç’ke me mua, o grua? Ora ime s’ka ardhur ende!” (v. 4). Maria nuk debatoi, ajo thjesht u tha shërbëtorëve, “Bëni gjithçka që ai t’ju thotë!” (v. 5).
Dhe Jezusi dëgjoi. Ai e ktheu ujin në verë. Perëndia e bën këtë gjë çdo ditë, përmes rrushit, dritës së diellit dhe fotosintezës; pra, është thjesht një tjetër ditë në jetën e Perëndisë.
Mrekullia në Kanë nuk ishte pjesë e planit më të madh të Jezusit. Fare mirë kjo mund të jetë mrekullia e vetme që kemi në Bibël të cilën Jezusi nuk kishte ndërmend ta bënte. Por kjo histori na tregon se “vullneti i Perëndisë” nuk është diçka që nuk kuptohet. Perëndia dëgjon, dhe Perëndia vepron. Dhe nëse jemi të vëmendshëm, në këto vepra shohim lavdinë e Perëndisë, dhe veprat e tij mbjellin fara të besimit tek ne. — Fred Van Dyke
Ndërsa luteni, shikojeni Jezusin si Perëndi, i pranishëm për ju aty ku jeni, në këtë kohë. I tregoni nevojat që keni, dhe mos u çudisni apo mos jini mosbesues nëse Ai përgjigjet siç di vetëm Perëndia.
#fjalëteshpresës#ungjillorëtshqiptare#meditime#kishashqiptare