2 jun

2 Qershor

Lexoni nga 1 e Samuelit 18:12-21

Një mbret xheloz

Sauli kishte frikë nga Davidi, sepse ZOTI ishte me të dhe e kishte braktisur Saulin. (v. 12)

Tek përralla klasike për fëmijë “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”, shohim një mbretëreshë të ligë që thur komplote kundër thjeshtrës së saj, një vajzë e pafajshme e cila nuk ka bërë kurrë asgjë të keqe ndaj saj. Arsyeja për urrejtjen që mbretëresha ka karshi Borëbardhës është e rrënjosur tek xhelozia. Kjo është një përrallë që i reziston kohërave për shkak se edhe fëmijët e kuptojnë fuqinë shkatërruese të zilisë.

Ndërkohë që hapim biografinë e Davidit tek 1 e Samuelit, Davidi ka vrarë Goliathin dhe ka shpëtuar ushtrinë e mbretit Saul nga filistejtë. Por ndërkohë që popullariteti i Davidit rritej në Izrael, po kështu rritet edhe xhelozia e Saulit. Ai kërkonte mënyrën për ta hequr qafe Davidin dhe e bëri atë komandant të ushtrisë së tij, me shpresën që të vritej në betejë. Por kur ky plan dështoi, Sauli nuk e mbajti premtimin për t’i dhënë Davidit për nuse vajzën e tij të madhe. Mirëpo, kur zbuloi se vajza e tij Mikal kishte rënë në dashuri me Davidin, atij i erdhi një ide e shkëlqyer: ai mund t’ia jepte Mikalin për grua Davidit, dhe ajo mund të ishte një “lak” për të (v. 21).

A ishte plani i Saulit një komentar rreth karakterit të Mikalit? Ndoshta. Sauli me siguri kishte për qëllim ta përdorte vajzën e vet për qëllimet e tij. Davidi ishte krejtësisht naiv dhe i pavetëdijshëm për planet e liga të mbretit Saul, dhe Perëndia e mbrojti Davidin edhe nga Sauli edhe nga filistejtë. Ai nuk u prek nga xhelozia e Saulit për shkak se “ZOTI ishte me të dhe e kishte braktisur Saulin” (v. 12). Xhelozia e mbretit do të ishte një lak vetëm për veten e vet. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju tregojë nëse keni ndonjë xhelozi që ushqeni kundër një tjetri.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags