Lexoni nga 1 Pjetri 1:3-9
Lutje për gjithë jetën!
Qoftë bekuar Perëndia dhe Ati… (v. 3)
E dinit se fraza që Pjetri përdor për të nisur letrën e tij, nuk është origjinalja e tij? Në fakt, ai e ka marrë frazën nga liturgjia e sabatit në sinagogën hebreje. Pjesa e parë e lutjeve në liturgjinë e sinagogës quhej Shemoneh Esrei, që e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë “18” dhe i referohet 18 bekimeve që ofroheshin për dhuratat që Perëndia i kishte dhënë popullit të Tij. Bekimet e falënderimeve përfshinin lutjet për ardhjen e mbretërisë, për bukën e përditshme, për falje dhe për çlirim nga tunduesi – të gjitha këto e kanë prejardhjen nga lutjet e ofruara te Psalmet.
Dhe nëse kjo ju duket jashtëzakonisht e njohur, s’ka si të ndodhë ndryshe, sepse Jezusi na mësoi të luteshim në këtë mënyrë. Jezusi na ofroi atë që ne e njohim si “Lutja e Zotit” nga përvoja e tij e thellë në sinagogë. A nuk është e jashtëzakonshme? Kur Jezusi lutej, Ai nuk thoshte vetëm fjalë nga zemra e Tij, edhe pse zemra e Tij ishte një lumë dashurie, por mbështetej edhe te Shkrimi. Ndërsa zemra njerëzore është e nevojshme për t’u dashuruar, për të admiruar një perëndim dielli, apo për të shkruajtur një poezi, është shumë e dobët për të ndërtuar një jetë lutjeje. Na duhet themeli i palëkundur i Fjalës së Perëndisë. Në të vërtetë, kur luteni, hapeni Biblën dhe filloni të luteni! Mund ta nisni me Psalmet, por mund të luteni duke përdorur fjalë nga çdo pjesë e Biblës. Duke u lutur mbështetur në Bibël do të gjeni lutje për gjithë jetën. – Tim Brown
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë përulësi për t’u mbështetur te Fjala e Tij kur luteni!
#lutja #2shtator #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android