web-woh-2-tetor

2 Tetor

Loading poll …

Lexoni nga 1 e Kronikave 1:6-28; Romakëve 15:4

Të Bashkuar për Historinë e Perëndisë

Adami, Sethi, Enoshi…bijtë e Abrahamit… (1 e Kronikave 1:1, 28)

Libri “The Great DeChurching”(Shpopullimi i madh i kishës) na raporton që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më shumë se 40 milionë njerëz u larguan nga bashkësitë e tyre lokale gjatë 40 viteve të fundit. Në vende të tjera, përndjekja e besimtarëve nuk ka të ndalur. Kur i shikojmë sfidat e ungjillit në çdo vend, është e lehtë të shkurajohesh dhe të zhgënjehesh.

Në kohën që u shkruajtën librat e Kronikave, populli i Perëndisë ishte kthyer në Jerusalem nga mërgimi rreth 400-vjeçar para lindjes së Krishtit. Nëpërmjet një liste të gjatë të shenjtorëve të Dhiatës së Vjetër, që kanë qenë para tyre, shkrimtari i 1 e Kronikave e kujton popullin e Perëndisë që pavarësisht sfidave të tyre aktuale, ata janë pjesë e një historie madhështore që fillon me krijimin, pastaj kalon tek Adami, tek Abrahami, te mbreti David dhe më pas. Libri i Mateut e nis Dhjatën e Re në të njëjtën mënyrë, duke nisur me Abrahamin dhe duke shkuar deri te lindja e Jezus Krishtit (Mateu 1:1). Duke na dhënë një listë befasuese të njerëzve që kanë qenë përpara nesh, autori i Kronikave po na kujton që edhe ne jemi pjesë e një historie madhështore besimi. Me fjalët e apostullit Pal: “Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë” (Romakëve 15:4). – Kent Fry

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju kujtojë që ju jeni pjesë e historisë së shpëtimit të Perëndisë që nga krijimi deri tek ardhja e Krishtit.

#unity #2tetor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags