web-woh-20-maj

20 Maj

Lexoni nga Filipianëve 2:5-7

Mendja e Krishtit

Kini në veten tuaj po atë mendje që ishte edhe në Jezus Krishtin. (v. 5)

Kur apostulli shkruan këto fjalë rreth “mendjes” se Filipianëve, ai para së gjithash është duke folur për mendësinë e tyre si një grup – si një kishë, një komunitet besimi. Veç kësaj, ai po përqendrohet tek qëndrimi që ata kanë si individë karshi njëri-tjetrit brenda komunitetit të tyre të besimit; një qëndrim që ndikon mënyrën se si e trajtojnë njëri-tjetrin. Me fjalë të tjera, të gjithë janë të përfshirë në grup dhe asnjë nga grupi nuk është i lënë jashtë. I lënë jashtë kujt? Thjesht jashtë kësaj, kërkesës që në marrëdhënien tonë me njëri-tjetrin në kishën tonë, ne duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin me të njëjtin qëndrim që Jezus Krishti dha si shembull. Jeta jonë si një komunitet besimi duhet të shënohet nga ato cilësi të cilat janë parë në jetën dhe karakterin e Jezus Krishtit.

Një nga elementet e para të qëndrimit të Krishtit është që ai ishte jashtëzakonisht bujar (v. 6). Jezu Krishti, i cili për nga vetë natyra është Perëndi, nuk e trajtoi barazinë e tij me Perëndinë Atë si një arsye për të mbrojtur të drejtat e veta si Perëndi apo për t’u vetëlavdëruar. Ai nuk e konsideroi barazinë me Perëndinë si një ftesë për të qenë egoist. Jezusi nuk e pa barazinë me Atin si diçka për t’u përdorur për të shtyrë çështjen e vet. Jezusi nuk e mendoi natyrën e vet hyjnore si diçka për t’u përdorur për avantazhin e vet.

Që të japësh lirshëm privilegjet dhe të drejtat e tua do të thotë të kesh mendjen e Krishtit. Kjo duhet të jetë mendësia që duhet të kemi në kishë. — David Walls

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju drejtojë në hapat e tij të altruizmit dhe bujarisë.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags