web-woh-20-prill

20 Prill

Lexoni nga Filipianëve 4:4-9

Si të dorëzohemi

Ato që mësuat dhe morët dhe dëgjuat dhe patë në mua, i bëni; dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju. (v. 9)

Është shumë mirë të këndojmë “Unë dorëzoj gjithçka”, por si e bëjmë këtë realisht? Në ditët në vijim do të fokusohemi për të parë se si duket në fakt dorëzimi i plotë tek Krishti në jetën tonë të përditshme.

Le ta fillojmë duke parë se çfarë do të thotë të dorëzojmë mendjen tonë. Gjejmë shumë shembuj përgjatë Biblës që na tregojnë se çfarë do të thotë kjo. Filipianëve 4:8 na rendit një listë me gjëra se ku duhet ta fokusojmë mendjen: të gjithë gjërat që janë të vërteta, të ndershme, të drejta, të pastra, të dashura, me famë të mirë, me virtyt ose lëvdim. Po kështu edhe Kolosianëve 3:2 na thotë që ta kemi mendjen te “ato që janë lart”. Shkrimtari Xhon Gill ka thënë se nëse ndjenjat dhe mendimet tona nuk janë të fiksuara tek gjërat që janë lart, atëherë këto gjëra “nuk do t’i kërkojmë asnjëherë në mënyrën e duhur”.

Me qëllim që ta fiksojmë mendjen tonë tek ato gjëra që janë lart dhe ta bëjmë rob çdo mendim për Krishtin (shih 2 Kor. 10:5), duhet patjetër të bëjmë dy gjëra. Në aspektin pozitiv, ne duhet ta mbushim mendjen tonë me fjalën e Tij. Meditimi mbi Shkrimin dhe mësimi përmendësh i tij është pjesë e dorëzimit të mendjes sonë tek Zoti. Në aspektin negativ, duhet të kemi kujdes gjithashtu për të ruajtur se çfarë lejojmë të hyjë në mendjen tonë.

Ajo që ne kalojmë më shumë kohë duke parë, duke lexuar, duke dëgjuar dhe duke menduar ndikon tek veprimet, vendimet dhe fjalët tona. Kjo është arsyeja që dorëzimi i mendjes sonë tek Krishti është thelbësor për ta ndjekur atë me gjithë zemrën tonë. — Jessica Heikoop

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të kini në mendjen tuaj ato që janë lart.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags