web-dita-31-woha

Dyshimi më i dhimbshëm

Loading poll …

Dita 31 | Lexoni nga Filipianëve 4:4-9

“Perëndia i paqes do të jetë me ju.“ (v. 9)

Dyshimi emocional është më i vështiri, sepse lind nga lëndimi i thellë dhe nga ndjenjat që kanë shkaktuar traumat tona, zemërimi, ankthi, depresioni, hidhërimi. Në këto fjalë koncize nga Filipianëve 4, Pali thekson tre mjete përmes të cilave Jezusi na jep hir për dyshimin emocional.

Së pari, lutja. Kur jemi nën kthetrat e ankthit apo të depresionit, mendja jonë lëviz në një rreth vicioz. Pali thotë se nëse shqetësimet tona i shndërrojmë në një listë lutjeje, i lëshojmë lart drejt Perëndisë si një tullumbace me helium dhe e falënderojmë Perëndinë për përgjigjen e Tij të mirë, ne do të marrim paqen e Perëndisë. Ky është një hap më larg dyshimit.

Së dyti, kontrolli i mendimeve. “Këto gjëra mendoni.” (v.8). Për të bashkuar mendjen e dyzuar të dyshimit, ne duhet të përqendrohemi te gjërat që janë pozitive dhe që e ushqejnë besimin. Kontrollojeni mendjen tuaj dhe Jezusi do ta përdorë këtë për të mposhtur dyshimin që rritet nga gënjeshtrat, shëmtia dhe padrejtësia e jetës.

Së treti, sjellja. “Ato gjëra që keni mësuar… nga mua… i bëni” (v.9). Nëse ju ka pllakosur dyshimi emocional, silluni si një besimtar i pjekur. Nuk po këshilloj hipokrizinë, por po nxit disiplinën shpirtërore. Ashtu si disiplina fizike e bën trupin tuaj më të fortë, praktikimi i disiplinës shpirtërore do t’i japë formë shpirtit tuaj me një ndjesi të thellë të pranisë së Perëndisë së paqes.

Nëse asnjëra nga këto nuk funksionon, bëni atë që bëri tagrambledhësi te Luka 18. Për shkak se ai dyshoi në vetë shpëtimin e tij, ai e çoi atë në kishën e tij. — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë mëshirë dhe fuqi për të ndjekur rrugët e Perëndisë.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita31

web-dita-30-woha

Pendohuni dhe besoni

Loading poll …

Dita 30 | Lexoni nga: Marku 1:14-20

“…mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin.” (v. 15)

Për dyshimin e vullnetshëm, dyshimin e bazuar mbi refuzimin kokëfortë për t’iu dorëzuar vullnetit të Perëndisë për jetën tonë, mjeti me të cilin Jezusi e mund mosbesimin tonë është një thirrje e fortë për t’u penduar dhe për të besuar. Fakte të tjera nuk na ndihmojnë për këtë lloj dyshimi, sepse problemi nuk është informacioni. Problemi është zgjedhja.

Kam një mik të vjetër që zbavitet me dyshimin e tij. Ai është një besimtar i kalitur, gjithë jetën anëtar i kishës, por ai ka zgjedhur të dyshojë sepse i pëlqen ndjesia e çlirimit, e ecjes në anën e panjohur, i të qenit ndryshe. Ai nuk ka nevojë për më shumë informacione. Ai ka nevojë të zgjedhë që besimi i thjeshtë te Jezusi, si i një fëmije, është më i mirë se dyshimi që ai ushqen. Ai duhet të pendohet që ka zgjedhur dyshimin.

Miku im nuk do të binte dakord, por problemi me të është refuzimi për të besuar mesazhin që predikoi gjithmonë Jezusi. “Mbretëria e Perëndisë është afër.” Jezusi donte të thoshte se Mbretëria është afër në Veten e Tij. “Unë jam Mbreti i të gjitha gjërave, përfshirë dhe jetën tuaj.” Nëse miku im do të thërriste: “Jezus, unë besoj, më ndihmo në mosbesimin tim!”, jam i sigurt që Jezusi do të përgjigjej kështu: “Do të më pëlqente. Tani, pendohu dhe më bëj Mua Zot të mendjes dhe vullnetit tënd. Përulu përpara Meje.”

Bëjeni tani! “U mbush koha!” Pendohuni dhe besoni lajmin e mirë që Jezusi është Mbret. — Stan Mast

Ndërsa luteni, përdorni fjalët e këngës: “U bëftë vullneti Yt, Zot! U bëftë vullneti Yt! Ti je poçari, e unë argjila. Më jep formë dhe më bëj sipas vullnetit Tënd, ndërsa pres, dorëzohem dhe qëndroj në vend”. (U bëftë vullneti Yt)

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita30

web-dita-29-woha

Të ushqeni besimin tuaj

Loading poll …

Dita 29 | Lexoni nga Romakëve 10:9-17

“Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.” (v. 17)

Edhe pse Jezusi mund ta largojë menjëherë dyshimin, Ai gati-gati gjithmonë përdor mjete të tjera dhe mjete të ndryshme për lloje të ndryshme dyshimi. Në rastet e dyshimit faktik, dyshimi i bazuar në mungesën e informacionit të saktë për besimin e krishterë, Jezusi përdor faktet. E vetmja gjë që e largon dyshimin intelektual është e vërteta.

E keni dëgjuar shprehjen: “Jepini gjithsecilit atë që meriton.” Nëse doni të kuroheni nga dyshimet tuaja, duhet ta ushqeni besimin tuaj dhe ta vdisni urie dyshimin. Ne duhet ta ushqejmë mendjen me racione të mëdha të së vërtetës së Biblës për t’i mposhtur dyshimet tona. Për fat të keq, shumë njerëz ushqejnë dyshimet në vend të kësaj, duke e mbushur mendjen me kundërshti ndaj së vërtetës dhe me gostitje nga fetë e tjera dhe spiritualizma alternative.

Nuk po sugjeroj që ne të jemi të paditur ndaj botës së gjerë, por një dietë e qëndrueshme me gjëra jo të krishtera do t’i bënte më të forta dyshimet tona. Romakëve 10:17 thotë se besimi vjen nëpërmjet dëgjimit të së vërtetës për Krishtin. Kushtojini vëmendjen kësaj. Është mesazhi për Krishtin ai që sjell besim. Ndonjëherë njerëzit fillojnë të dyshojnë kur humbasin nëpër të vërtetën e gjerë të Biblës. Ne do ta gjejmë rrugën për të dalë nga lëmshi i dyshimit kur të dëgjojmë të vërtetën për Jezusin. Ushqejeni besimin tuaj me faktet për Krishtin. — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ushqejë derisa të mos doni më.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita29

web-dita-28-woha

Çfarë të bëni me dyshimet tuaja?

Loading poll …

Dita 28 | Lexoni nga: Marku 9:14-27

“Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim”. (v .24 NIV)

Jam përpjekur t’ju jap një pamje të qartë të dyshimit. Tani dua t’ju ndihmoj të bëni diçka për këtë. Çfarë do të bëni me dyshimin tuaj? Mund ta pranoni ose ta refuzoni, ta ruani në frymën e postmodernizmit ose ta luftoni me çdo gjë që keni.

E kuptoj që mund të jeni shumë të lodhur për ta provuar, apo tepër skeptikë, a tepër të zemëruar me Perëndinë, ose tepër kokëfortë. Për t’u përballur me dyshimin, kemi nevojë për forcë, shpresë, pendim dhe falje. Është vetëm një vend ku mund t’i gjejmë këto gjëra. Ndiqni këtë baba të dëshpëruar te Marku 9.
Ai solli djalin e tij shumë të trazuar para Jezusit për ta shëruar. Djalin përplasej në tokë duke shkumuar nga goja. Babai i thotë: “Ndonjëherë bëhet edhe më keq.” Pastaj ai bën atë lutjen e përvuajtur që e njohim shumë mirë: “…nëse mund të bësh diçka, ki mëshirë për ne dhe na ndihmo! Nëse ti mund të besosh,…” përsërit Jezusi, “…çdo gjë është e mundshme për atë që beson”.

Këto janë fjalë të vështira për ata që besojnë, por që nuk shohin përgjigje për lutjet e tyre. Ne mund të zemërohemi me Jezusin, ose mund të bëjmë atë që bëri ky baba. Ai bërtiti: “Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim”. Ai kishte dyshime, por bëri atë që duhet të bëjmë ne me dyshimet tona.

Ai i çoi para Jezusit dhe i kërkoi Atij ndihmë. Kjo duket shumë e thjeshtë, por është zemra e ilaçit për dyshimin. Kërkojini Jezusit ta transformojë dyshimin në besim. — Stan Mast

Ndërsa luteni, rrëfejini Perëndisë: “Unë besoj, më ndihmo në mosbesimin tim!”

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita28

web-dita-27-woha

Trupi është i dobët

Loading poll …

Dita 27 | Lexoni nga: Marku 14:32-42

“…fryma është e gatshme, por mishi është i dobët”. (v. 38)

Disa dyshime lindin në mendjen tonë për shkak të natyrës njerëzore. Këtë po e them në dy kuptime, për shkak se jemi mëkatarë dhe për shkak se jemi të kufizuar. Pasazhi i djeshëm nga Zanafilla 3 na kujton se tundimi i djallit u pasua nga zhvendosja e vullnetit të njeriut larg Perëndisë. Disa dyshime vijnë për shkak se refuzojmë me vetëdije që të jetojmë me bindje ndaj Perëndisë.

Por dyshime të tjera lindin nga fakti që ne jemi thjesht njerëz. Këta tre dishepuj që i zuri gjumi kishin qëllime të mira. Ata nuk po mëkatonin kur dremitën. Ata po silleshin thjesht si njerëz. Ishin të lodhur, të rraskapitur dhe të trishtuar. Disa nga dyshimet tona lindin thjesht sepse mendja jonë është e lodhur. Ngjarjet në jetën tonë dhe rrjedha e historisë na ka lodhur. Ne jemi të mbushur me ankth dhe depresion. Ndërsa mendja jonë është e ngarkuar, e kemi të vështirë të përqendrohemi te Jezusi, prandaj dhe dyshojmë.

Kjo më kujton kurën përfundimtare për dyshimin. Do të flas më shumë për këtë në ditët në vazhdim, por tani dua të rikthej vëmendjen tuaj te historia jonë te Luka 24. Dëgjoni gjënë kryesore që Jezusi u tha dishepujve të tij dyshues. “Unë jam!” (v. 39) Më pas Jezusi ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet. (v.45).

Ky është ilaçi për dyshimin. Të përqendrohemi te Jezusi si qendra dhe siguria e besimit tonë. Dhe të studiojmë Shkrimet, sepse janë e vetmja rrugë e sigurt për ta njohur Atë. — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë: “Më hap sytë, Zot, dua të shoh Jezusin.”

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita27

web-dita-26-woha

Djalli më detyroi ta bëja?

Loading poll …

Dita 26 | Lexoni nga: Zanafilla 3:1-6

“A ka thënë me të vërtetë Perëndia: “Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?””. (v. 1)

A vjen dyshimi nga djalli? A i shfrytëzon ai përvojat tona me misterin e Perëndisë dhe i shndërron ato në dyshime? Disa të krishterë janë të sigurt për këtë, por në fakt, Bibla kurrë nuk thotë se djalli fshihet pas çdo dyshimi. Jezusi nuk e përmend Satanin te historia te Luka 24.

Megjithatë, Zanafilla 3 na tregon fort që djalli vërtet punon për të ngritur dyshime. Vetë hapi i tij i parë për t’i joshur njerëzit larg nga Perëndia ishte të hidhte farën e dyshimit për Perëndinë dhe Fjalën e Tij: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia…?” Eva debatoi, por fara e dyshimit ishte mbjellë bashkë me vdekjen. S’është çudi që Jezusi e quan Satanin “atin e gjithë gënjeshtrave.”

Jakobi 1 është i rëndësishëm këtu. Pasi na inkurajon që të kërkojmë mençuri pa dyshuar, Jakobi flet për tundimin, që sipas Zanafillës 3 vjen nga djalli. Vepra e djallit me tundimin vërtet mund të shkaktojë dyshime në mendjen tonë. Por ne s’mund të themi: “Djalli më detyroi ta bëja,” sepse si Zanafilla 3, ashtu edhe Jakobi 1 thonë se dëshira dhe zgjedhja njerëzore luajnë një rol kyç në vendimin tonë për të dyshuar dhe për mosbindje. T’ia veshim djallit gjithë dyshimet është sipërfaqësore dhe e dëmshme, sepse na shpërfill ne.

Jakobi ka disa këshilla të mira për ne. “Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve. Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!” (4:6-7). — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Jezusit t’ju japë hir të kundërshtoni punën dinake të djallit dhe t’i nënshtroheni Perëndisë me besim.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita26

web-dita-25-woha

Të ndeshesh me misterin

Loading poll …

Dita 25 | Lexoni nga Jobi 23:1-10

“Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është;… por nuk e shoh… por nuk arrij ta shikoj.” (v. 8-9)

Disa dyshime lindin kur përballemi me misterin që është Perëndia. Te Luka 24, dyshimi i dishepujve ishte një reagim ndaj faktit që Perëndia kishte bërë diçka që s’mund të bëhej. Vdekja është përfundimtare, por ja ku ishte Jezusi, i gjallë dhe shëndoshë e mirë. Kjo duhej t’i kishte çuar ata në besim, por ishte kaq e mistershme sa ata dyshuan.

Shumë nga dyshimet e lidhura me Perëndinë lindin saktësisht nga përvoja e kundërt e misterit të Perëndisë. Më lejoni ta parafrazoj përvojën e Jobit. “Ja, po të shkoj në lindje, apo në perëndim, apo në veri, apo në jug, s’mund ta gjej askund Perëndinë.” Shpesh rrugët e Perëndisë janë kaq errësisht të mistershme, sa dyshimet lindin për mëshirën dhe mirësinë e Perëndisë.

Disa njerëz thonë se dyshime të tilla janë reagimi i pashmangshëm i të vdekshmëve të kufizuar ndaj një Perëndie të pakufizuar. Njësoj, një njeri vërtet i përulur dhe mendjehapur, jo vetëm që nuk do të ketë dyshime, por i konsideron ato ashtu siç i quan Val Webb: “karrota të lodhshme që na joshin drejt territoreve të reja” të besimit (Në mbrojtje të dyshimit). Duket e saktë, por a e inkurajon vërtet Jezusi dyshimin si një gjë të shëndetshme? Misteri i Perëndisë i kishte bërë dishepujt të dyshonin, por nuk është vendi ku Jezusi do që ata të jenë.

Bibla është e mbushur me përulësi, frikënderim dhe pyetje përballë misterit? Po dyshimi? Jezusi e prezanton Veten dhe urinë që ka, si prova për të kundërtën (Luka 24:39, 42-43). Pse? Për të hequr dyshimin e tyre. — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju drejtojë përmes misterit derisa besimi juaj të jetë i pastër si ari.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita25

web-dita-24-woha

Shkaqet e dyshimit

Loading poll …

Dita 24 | Lexoni nga: Luka 24:36-45

“…pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?” (v. 38)

Po i kthehemi kësaj historie, sepse përmban një pyetje që duhet t’i japim përgjigje, nëse duam të përballemi me sinqeritet dhe dobishmëri me dyshimin: “Pse lindin dyshime në mendjen tonë?”

Unë mendoj se është një pyetje trishtuese. Për shekuj njerëzit e Perëndisë kanë luftuar me mungesën, heshtjen dhe mosveprimin e Perëndisë. Këto pyetje përsëriten papushim në Dhjatën e Vjetër. “Pse?”, thirrën ata. “Edhe sa, o Zot? Ku je? Kur do të vish?” Tani Perëndia ka ardhur në mish dhe këta dishepuj e kanë pranuar se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë.

Sigurisht, kur Ai vdiq, besimi i tyre u dëmtua keqas, mbase edhe u shua. Por tani Krishti i ringjallur qëndronte para tyre, prova e gjallë që Jezusi është Zot, që Perëndia i do dhe që Perëndia ka vepruar në Jezusin për të shpëtuar popullin e Tij. Kjo ishte një kohë kur besimi duhet të ishte i fortë si shkëmbi. Në vend të kësaj, Krishti i ringjallur ndeshet me një dyshim në rritje. Prandaj, Ai pyet: “Pse?

Ai nuk pyet sepse nuk e di, por sepse Ai do që dishepujt e Tij dyshues të përballen me dyshimin e tyre, të mendojnë për dyshimin e tyre, të dyshojnë në dyshimin e tyre. Le të bashkohemi me ta për disa ditë. Pse lindin dyshime në mendjen tonë? Përgjigjja do të na ndihmojë të vendosim se çfarë duhet të bëjmë me dyshimin tonë.

Përgjatë viteve, njerëzit i janë përgjigjur pyetjes “Pse” të Jezusit me këto 3 fjalë: “Perëndia, Satani dhe ju.” Dyshimi lind nga një takim me Perëndinë, nga intrigat e djallit dhe nga vetë vetja jonë. — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë të bëjë një diagnozë për dyshimin tuaj dhe ta shërojë atë.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita24

webdita-23-woha

Dyshimi i vullnetshëm

Loading poll …

Dita 23 | Lexoni nga: Gjoni 11:45-53

“Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin.” (v. 53)

Mbase lloji më kokëfortë i dyshimit është dyshimi i vullnetshëm, dyshimi që i ka rrënjët në vullnetin tonë. Ky lloj dyshimi e dëgjon Jezusin të thotë: “Shkoni në mbarë botën…” dhe përgjigjet: “Jo!” Dyshimi i vullnetshëm në thelb është një mosgadishmëri për t’u përulur para Krishtit Zot.

Ky lloj dyshimi anon shumë fort në drejtim të mosbesimit, sepse ka lindur nga rebelimi. Diçka të tillë e shohim në pasazhin e sotëm. Jezusi sapo ka bërë mbase mrekullinë e Tij më të madhe, kishte ringjallur Llazarin. Shumë njerëz kishin besuar (v.45), por jo farisenjtë. Ata panë t’i shkërmoqej para syve të tyre mbretëria që kishin ndërtuar me kujdes. (v.48). Prandaj, ata komplotuan për ta vrarë Jezusin, sepse donin që ta ruanin mbretërinë e tyre.

Mbase kjo është arsyeja se pse disa dyshuan në mal. Ata nuk ishin gati t’i dorëzonin jetën e tyre këtij Mbreti, i Cili kishte trazuar vetë mbretërinë e tyre të vogël. S’është çudi që Jezusi tha: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.”

Nëse kjo ideja për llojet e ndryshme të dyshimit ka qenë pështjelluese, më lejoni t’ju lë me një mendim të thjeshtë nga Mateu 28. Vargu 28 na tregon se ata dyshuan për shkak se ishin shumë larg prej Tij. “Pastaj Jezusi iu afrua.” Asgjë tjetër nuk mund të na e qartësojë më mirë mendjen, të na shërojë emocionet, të na vërë në lëvizje vullnetin, sesa të afrohemi me Jezusin. Lajmi i mirë është se Ai vjen te ne, edhe kur ne dyshojmë. — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Jezusit që t’ju afrojë më pranë Vetes.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita22

web-dita-22-woha

Llojet e dyshimit

Loading poll …

Dita 22 | Lexoni nga: Luka 24:36-49

“…vetë Jezusi u shfaq në mes tyre…por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë…” (v. 36-37)

Dje pamë se si dyshimi mund të jetë rezultat i të paturit një mendje të dyzuar, por mund të jetë edhe për shkak të frikës dhe pasigurisë. Pra, çfarë lloj dyshimi kanë dishepujt pasi panë Jezusin e ringjallur? Llojet e dyshimit bëjnë ndryshimin.

Dyshimi faktik ekziston për shkak se njerëzve iu mungon informacioni për t’i dhënë besimit të tyre një themel të fortë. Pasazhi ynë na tregon këtë lloj dyshimi. Kur Jezusi iu shfaq dishepujve pas dyerve të mbyllura, ata ishin të tmerruar dhe gjithë frikë. Për të larguar dyshimin e tyre, Jezusi iu dha atyre më shumë informacion. “Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia,… Më prekni…” (v.39) Ata dyshuan në fillim, sepse u mungonin faktet.

Një lloj dyshimi më i vështirë është dyshimi emocional. Ka të bëjë me mënyrën sesi ndihen njerëzit për besimin e krishterë. Mund të shndërrohet në ankth, depresion, apo ndonjë lloj traume. Te Luka 24:41, menjëherë pasi Jezusi u dha dishepujve të Tij më shumë fakte, ne ndeshemi me dyshimin emocional. Ata ende nuk mund ta besonin “për shkak të gëzimit dhe habitjes.” Jeta e tyre ishte kthyer përmbys nga vdekja e Tij. Prandaj, tani, që e kanë para syve Faktin e Gjallë, nuk mund të kapërcenin dot përtej reagimit të tyre emocional.

Shumë prej nesh e kuptojnë shumë mirë këtë. Ne i dimë faktet, por shpresa dhe ëndrrat tona janë shkatërruar nga vuajtjet. Prandaj, lind dyshimi. Siç na i tregon pasazhi i sotëm nga Bibla, ky lloj dyshimi kërkon një shërbesë këmbëngulëse nga Jezusi. — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Jezusit t’ju inkurajojë dhe ngushëllojë kur keni një mendje të dyzuar.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita22