web-dita-30-woha-30

Ai që jeton

Loading poll …

Dita 30 | Lexoni nga Zbulesa 2:8; Marku 16:1-8

Këtë thotë i pari dhe i fundit, që qe i vdekur dhe kthehej në jetë. (Zbu. 2:8)

Tashmë kemi mësuar që Perëndia e quan Veten Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit (Zbu. 1:8). Tani Jezusi bën të njëjtën gjë. Letra e Tij e dytë, që i drejtohet kishës në Smirnë, na prezantohet kështu “…këtë thotë i pari dhe i fundit, që qe i vdekur dhe kthehej në jetë.” Libri i Zbulesës nuk ngopet duke e theksuar këtë. Gjithçka që është Perëndia, është edhe Jezusi.

Kjo mbështetet në të vërtetën që Jezusi vdiq dhe u ringjall sërish. Ky është një fakt historik. Ka ndodhur. Jezusi vdiq vërtet dhe tani është vërtet gjallë. Jezusi jo vetëm që u ringjall, por Ai është i gjallë. Ky është lajmi i mirë që shpalli engjëlli mëngjesin e Pashkës. Ai nuk është këtu, sepse u ringjall.” Jezusi është Ai që jeton. “Mos u tremb! Unë jam i pari dhe i fundit, dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjallë në shekuj të shekujve…” (Zbu. 1:17-18).

E lexuat frazën “mos u tremb” aty? Gjoni kishte mbetur i shtangur nga lavdia e Jezusit të ringjallur. Ai ishte shtrirë si i vdekur në këmbët e Jezusit. Dhe gjëja e parë që i thotë Jezusi atij ishte: “Mos u tremb!” Dikush ka thënë se ky është urdhërimi më i përsëritur në Bibël. Jo “mos mëkato!” Jo: “beso në mua!” Jo: “duajeni njëri-tjetrin.” Të gjitha këto janë urdhërime të mrekullueshme, por urdhërimi që Jezusi na i ka thënë më shumë është: “Mos u tremb! Unë jam gjallë, përgjithmonë!” Jezusi kishte kaluar nga vdekja në jetë. Vdekja e kishte humbur pushtetin e saj dhe nuk mund ta mbante dot më Atë. As ne nuk mund të na mbajë. — David Bast

Ndërsa luteni, falënderoni Jezusin, Atë që jeton.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita30

web-dita-29-woha-29

Pema e Jetës

Loading poll …

Dita 29 | Lexoni nga Zbulesa 2:7; 22:1-5

Kujt fiton do t’i jap të hajë nga pema e jetës, që është në mes të parajsës së Perëndisë. (Zbu. 2:7)

Pema origjinale e Jetës ishte në Kopshtin e Edenit, bashkë me Pemën e Njohjes të së Mirës dhe të së Keqes. Pasi Adami dhe Eva hëngrën frytin e ndaluar, pafajësia e tyre humbi dhe marrëdhënia që kishin me Perëndinë dhe botën e tij u prish. Mëkati nuk ndikoi vetëm tek ata, por ndikoi në të gjithë krijimin. Por sërish Perëndia ishte i mëshirshëm. Ai e veshi Adamin dhe Evën dhe u dha një premtim se një ditë e keqja do të shkatërrohej nga pasardhja e Evës. Pastaj Perëndia i përzuri nga Parajsa dhe vendosi një engjëll rojë te portat e saj që ata të mos futeshin.

Kjo nuk duket si mëshirë, por e tillë ishte. Vetë Perëndia e shpegoi se pse. “Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë përgjithnjë… vendosi në lindje të kopshtit të Edenit kerubinët që vërtisnin nga çdo anë një shpatë flakëruese për të ruajtur rrugën e pemës së jetës.” (Zan 3:22-24) Përfytyroni nëse Adami dhe Eva të mund të ktheheshin dhe të hanin nga pema tjetër. Mendojeni pak. Jeta e përjetshme në një botë të rënë, beteja të përjetshme me mëkatet tona, me marrëdhëniet e prishura, me kokfortësinë irrituese të natyrës, por mbi të gjitha, një jetë e përjetshme larg Perëndisë. Kjo nuk është parajsa. Në të vërtet ky është ferri.

Pra, nuk ka kthim pas në Eden. Ne mund të ecim vetëm përpara. Por për të gjithë besnikët, Pema e Jetës po pret në kopshtin e qytetit, në Jeruzalemin e Ri. — David Bast

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që i mban premtimet e Tij.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita29

web-dita-28-woha-28

Dashuria e humbur

Loading poll …

Dita 28 | Lexoni nga Zbulesa 2:2-6; Luka 7:36-50

Por kam diçka kundër teje, sepse dashurinë tënde të parën e le. (Zbu. 2:4)

Në komedinë muzikore “Violinisti në çati”, personazhi kryesor, i rrethuar nga vorbulla pasigurie në jetën dhe familjen e tij, e pyet të shoqen: “A më do ti mua?” Ajo i përgjigjet: “Unë çfarë? Shiko çfarë kam bërë për ty këto 25 vitet e fundit!” Dashuria matet më mirë jo me fjalë, por me vepra. Masa e dashurisë së Perëndisë për ne është dhurata e Tij për ne, Jezusi (Gjo. 3:16) dhe vdekja e Jezusit për ne është demonstrimi përfundimtar i kësaj. (Rom. 5:8)

Në këto përmasa, dashuria e Perëndisë për ne është e pafundme. Por Luka 7 na tregon arsyen se pse dashuria jonë për Jezusin ka rëndësi. Është matja e mirënjohjes tonë. Për shkak se Jezusi e kishte falur aq herë për mëkatet e saj, gruaja që i lau Jezusit këmbët me lotët e saj dhe ia thau me flokët e saj, ndjeu një dashuri kaq të madhe për Të, sa duhej ta demonstronte, edhe nëse kjo do të thoshte që ta poshtëronte veten në publik. Efesianët ishin më të ngjashëm me Simon fariseun, të respektueshëm, doktrinalisht të saktë, por të ftohtë.

Jezusi e dinte se, ndërsa kalonte koha, “shumëkujt do t’i ftohet dashuria” (Mt. 24:12). Shpesh kjo ndodh sepse jeta e krishterë është e vështirë dhe njerëzit largohen. Por ndonjëherë dashuria ftohet për shkak se të krishterët ngecin në punët e kishës. Kisha në Efes ishte ortodokse, e refuzonte herezinë, e neveriste sjelljen mëkatare (Zbu. 2:6). Por e kishte harruar se si ishte hiri. Kishte rrëshkitur nga vendi ku filloi gjithçka, dashuria e Jezusit, dashuria e Tij e mëshirshme për ne dhe dashuria jonë mirënjohëse për Të. — David Bast

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju rindezë dashurinë tuaj për Të.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita28

web-dita-27-woha-27

Mes shandanëve

Loading poll …

Dita 27 | Lexoni nga Zbulesa 2:1; Mateu 18:18-20

Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre. (Mt. 18:20)

Zoti Jezusi i dikton shtatë letra Gjonit që t’ia shpërndajë kishave në Azinë e Vogël. Secila letër i drejtohet “engjëllit” të kishës. Meqë në greqisht “angellos” ka kuptimin “lajmëtar”, letra mund t’i drejtohet pastorit të kishës dhe jo një engjëlli të vërtetë. Pavarësisht kësaj, fjalët e Zotit janë për të gjithë bashkësinë. Që të shtatë letrat ndjekin të njëjtin kontur. Së pari, kemi një deklaratë hyrëse ku identifikohen marrësit dhe dërguesi. Në secilën letër, Jezusi në lavdi ka një mesazh për kishën, një këshillë dhe një lavdërim dhe/ose kritikë. Dhe në fund, letra mbyllet me një paralajmërim (“Dëgjoni atë që ju thotë Fryma!”) dhe me një premtim për ata që “fitojnë” duke qëndruar të fortë në besim.

Jezusi po qëndron mes shtatë shandanëve të artë dhe në dorën e djathtë ka shtatë yjet. Simbolizmi i Zbulesës shpesh është i vështirë për t’u zbërthyer, por jo kutu. Vetë Jezusi e shpjegon kuptimin e shprehjes: “Të shtatë yjet janë engjëjt e shtatë kishave, dhe të shtatë shandanët që pe janë shtatë kishat” (Zbu. 1:20) Jezusi është i pranishëm në secilën prej kishave të Tij dhe me secilin prej shërbëtorëve të Tij. Nga të gjithë vendet, këtu zgjedh Ai që të jetë! Në shenjtore gjatë adhurimit, në korridorin e miqësive me kafe, në klasën e shkollës së të dielës, në kopsht me të vegjlit, në studion e pastorit, Zoti është aty, i padukshëm por i gjallë, që dëgjon, sheh, kujdeset dhe na mban. — David Bast

Ndërsa luteni, lutuni për kishën dhe pastorin tuaj.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita27

web-dita-26-woha-26

Si duket Jezusi tani

Loading poll …

Dita 26 | Lexoni nga Danieli 7:9-10, 13-14; Zbulesa 1:12-17

Dhe kur e pashë, rashë para këmbëve të tij si i vdekur. (Zbu. 1:17)

Cili është përfytyrimi fizik për Jezusin? Disa mund të mendojnë për ndonjë pikturë që dikur varej në sallën e kishës, një portret i Jezusit me lëkurë ngjyrë ulliri, flokë gështenjë, me mjekër dhe me një shprehje të ëmbël në fytyrë. Ose është një tjetër pikturë që e kam parë dikur, Jezusi që qesh, kokën të përulur pas dhe me dhëmbët që i shkëlqenin nga mjekra e zezë. Këto janë portrete ku Jezusi me pamje si nga Lindja e Mesme, aziatik, afrikan, europian, si amerikanët vendas.

Këto përpjekje të imagjinatës janë legjitime, sepse Jezusi ishte një njeri i vërtetë, që dukej si ne. Në traditën ortodokse të ikonografisë, është e ndaluar të përpiqesh të bësh një pikturë të Perëndisë At. At nuk ka trup. Por edhe të refuzosh që të përpiqesh të bësh një pikturë të Jezusit është e ndaluar, sepse është mohim i realitetit të mishërimit.

Megjithatë, portreti i Gjonit për Jezusin është plotësisht i ndryshëm. Ai nuk po përpiqej të na tregonte se si dukej Jezusi atëherë, gjatë kohës së Tij në tokë. Ai po na tregonte ne se si duket Jezusi tani. Asnjë piktor nuk mund ta bëjë siç duhet këtë portret. Asnjë videoklip, asnjë imazh që lëshon flakë dhe me një zhurmë si të Ujëvarës së Niagarës nuk mund të përçojë lavdinë madhështore të Jezusit të ringjallur.

Reagimi i Gjonit e thotë më së miri. “Dhe kur e pashë, rashë para këmbëve të tij si i vdekur.“ Më vonë, Gjoni iu përgjigj në mënyrë të ngjashme një engjëlli, por atij iu tha që të çohej. Edhe një engjëll është thjesht një krijesë (Zbu. 22:8-9). Megjithatë, këtu, adhurimi i tij në gjunjë për Jezusin në lavdi është plotësisht me vend. — David Bast

Ndërsa luteni, jepini Jezusit lavdinë që i takon.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita26

web-dita-25-woha-25

Bashkëpjesëtarë në Pikëllim

Loading poll …

Dita 25 | Lexoni nga: Zbulesa 1:4-9; Gjoni 16:25-33

Unë, Gjoni, që jam edhe vëllai juaj dhe pjesëtar bashkë me ju në pikëllimin, në mbretërinë dhe në durimin e Jezu Krishtit. (Zbu. 1:9)

Një fjalë kyçe në librin e Zbulesës është fjala “Thlipsis”, që nënkupton shqetësim, vuajtje, mundim. Gjoni i njihte të gjitha “thlipsis”, po ashtu edhe kishat të cilave po u shkruante. Ishin bashkëvuajtës në këto. Ai ishte në ishullin e Patmosit, një ishull i vogël shkëmbor afër bregut të Turqisë, i dëbuar aty gjatë mbretërimit të perandorit Domician për shkak të shërbesës së Tij besnike për Fjalën e Perëndisë dhe dëshmisë për Jezusin. I fundit nga të 12-të dishepujt, vetëm Gjoni do të vdiste për shkaqe natyrore, por me shumë mundësi të vdiste në burg.

Në Dhiatë e Re nuk kishte reklamim të rremë. Premtimet e Ungjillit janë të qarta dhe të përsëritura. Besimi në Krishtin çon në lavdi afatgjatë, por në probleme afatshkurtra. Ata që përulen poshtë kryqit nuk duhet të habiten nëse gjakosen.

Mos e besoni Ungjillin sepse mendoni se kështu do ta keni jetën më të lehtë dhe të lumtur. Besojeni sepse është e vërteta. Besoni se Jezusi erdhi vërtet nga Perëndia për të na dhënë jetën e përjetshme. Besoni se Ai vërtet e mundi botën, edhe kur bota e kryqëzoi Atë. Besoni se kur përjetoni vështirësi dhe humbje, ju keni vërtet paqe në Të. “Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!” (Gjo. 16:33). Nëse ne jemi bashkëpjesëmarrës në pikëllime, le të jemi bashkëpjesëmarrës edhe në durim. — David Bast

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për premtimet e Tij të mëdha dhe të çmuara!

#fjalëteshpresës#meditime#biblestudy#dita25

web-dita-24-woha-24

Alfa dhe Omega

Loading poll …

Dita 24 | Lexoni nga 1 Korintasve 15:22-28

“Unë jam Alfa dhe Omega”, thotë Zoti. (Zbu. 1:8)

Alfa dhe Omega janë shkronja e parë dhe fundit e alfabetit grek. Në pasazhin e sotëm, në thelb Perëndia thotë: “Unë jam fillimi dhe mbarimi dhe çdo gjë në mes.”

Asgjë nuk ekziston larg Perëndisë, ose jashtë Perëndisë. Gjithsesi, gjërat kanë shkuar shumë keq në krijimin origjinal të Perëndisë. Disa nga krijesat më të larta dhe më të lavdishme të Perëndisë janë kthyer kundër Tij. Engjëjt janë bërë demonë dhe kërkojnë që të shkatërrojnëçdo gjë që është e mirë. Qeniet njerëzore, të krijuara sipas vetë shëmbëlltyrës së Perëndisë, e refuzuan Atë dhe sollën vdekjen në këtë botë. Në një pasazh që mund të shërbejë si kornizëpër librin e Zbulesës, apostulli Pal na shpjegon se si Perëndia i vendos sërish gjërat në rregull. “Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin, por secili sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tij. Pastaj do të vijë fundi, kur ai t’ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë, pasi të ketë asgjësuar çfarëdo sundimi, çdo pushtet e fuqi… Armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja… Dhe kur t’i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t’i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë.” (1 Kor. 15:22-24, 26, 28).

Në fillim, ishte vetëm Peëndia. Në fund, do të jetë vetëm Perëndia. Plus “ata që janë të Krishtit.” Krijimi do të ripërtërihet dhe Perëndia do të jetë gjithçka në të gjithë. — David Bast

Ndërsa luteni, përlëvdoni Perëndinë, Alfën dhe Omegën.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita24

web-dita-23-woha-23

Atij i qoftë lavdia përjetë

Loading poll …

Dita 23 | Lexoni nga: Zbulesa 1:4-6; 5:1-14

Atij i qoftë lavdi dhe pushtet në shekuj të shekujve. (Zbu. 1:6)

Në greqisht “doksologji” do të thotë “fjalë lavdie”. Doksologjitë janë atribute të shkurtra përlëvdimi që të krishterët që prej fillimit i kanë përdorur për adhurim. Përshëndetja e Zbulesës 1:4-5 është trinitare. Gjoni i ofron lexuesve të tij hir dhe paqe nga Perëndia At, nga Fryma e Shenjtë me shtatë dimensione dhe nga Jezusi. Por doksologjia në vargun 5 dhe 6 i drejtohet Jezusit, Atij që na çliroi dhe na transformoi. Thelbi është i thjeshtë. Ne adhurojmë Perëndinë, por gjithashtu, adhurojmë dhe Jezusin..

Ja cila është arsyeja sipas Gjonit. Ne adhurojmë Jezusin sepse Ai na do ne. Jezusi mund të mos jetë më fizikisht i pranishëm, por Ai është po aq i gjallë dhe dashuria e Tij për të Tijtë vazhdon. Ne e adhurojmë Jezusin edhe sepse Ai na çliroi. Për ne, vdekja e Jezusit në kryq është prova përfundimtare e dashurisë së Tij. Na drejtëson me Perëndinë duke paguar ndëshkimin e mëkatit (Rom. 3:25). Edhe pse ende nuk jemi çliruar nga prania e mëkatit në jetën tonë, ne jemi çliruar nga faji i mëkatit.

Dhe ne e adhurojmë Jezusin, sepse Ai na ka dhënë një identitet dhe një qëllim të ri. Pjetri e thotë kështu: “Por ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme;” (1 Pje. 2:9). Në një botë ku shumë njerëz pretendojnë se janë shpirtërorë, është shumë e lehtë të dallosh të krishterët. Ne jemi ata që përlëvdojmë Jezusin! — David Bast

Ndërsa luteni, jepini lavdi Zotit të ringjallur!

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita23

web-dita-22-woha-22

Lum ai që lexon, lum ata që dëgjojnë

Dita 22 | Lexoni nga Zbulesa 1:1-3

Lum ai që lexon dhe lum ata që dëgjojnë fjalët e kësaj profecie dhe që ruajnë ato që janë shkruar në të. (v. 3)

Jezusi jo vetëm që u ringjall prej së vdekurish, por Ai është i ringjallur. Ai është i gjallë tani dhe ende u flet dishepujve të Tij. Dy kapitujt e parë të librit të Zbulesës përshkruajnë Zotin Jezus të ringjalluar dhe regjistrojnë mesazhin e vazhdueshëm të Tij për kishën. Jezusi dërgoi një engjëll për t’ia dhënë këtë mesazh Gjonit, në mënyrë që ta dimë edhe të gjithë ne, “shërbëtorët e Tij” (v. 1).

Mendoni pak për Gjonin ndërsa shfaqet në fund të Dhiatës së Re. Në atë kohë ai ishte shumë plak. Të gjithë apostujt e tjerë kishin vdekur, ishin martirizuar për hir të Ungjillit. Trupin Gjoni e kishte të lodhur, shikimin të zbehur, dëgjimin të venitur. Por shpirtërisht shqisat e tij ishin më të mprehta se kurrë më parë. Simboli i Gjonit në Kishë është ai i një shqiponje largpamëse. Shikimi i tij shpirtëror depërtoi në qiellin më të lartë, vizioni i tij u zgjat deri në fund të kohëve. Megjithatë, mos e shihni atë si një lloj parashikuesi. Atë mendojeni si një gazetar. Gjoni e quajti veten “martir” në kuptimin e parë të fjalës greke, një dëshmitar. Gjoni nuk po i shpikte këto gjëra. Ato që engjëlli i tregoi ai thjesht i shkroi në një libër që mund të lexohet, të dëgjohet dhe të zbatohet.

Kjo ngre një pyetje. Çfarë mendoni për Biblën? A është ajo thjesht një produkt i një imagjinate fetare, apo është një zbulesë nga Perëndia, që na është dhënë përmes dëshmitarëve njerëzorë? Lum ata që i lexojnë, që i dëgjojnë dhe i ruajnë fjalët e kësaj profecie, sepse koha është afër. — David Bast

Ndërsa luteni, përlëvdojeni Perëndinë për Fjalën e Tij.

#fjalëteshpresës#meditime#biblestudy#dita22

web-dita-21-woha-21

Kush e lëvizi gurin?

Loading poll …

Dita 21 | Lexoni nga Gjoni 20:1-10

Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?. (Mr. 16:3)

Më shumë se 80 vjet më parë, një skeptik anglez i quajtur Frank Morrison mori përsipër të shpjegonte ringjalljen e Jezusit me terma jo të mbinatyshëm. Studimi i tij e bëri që projektin ta quante “libri që u refuzua të shkruhej.” Por libri që shkroi vërtet Morisoni, që përshkruante sesi ai u bind që Jezusi u ringjall vërtet prej së vdekurish, u titullua: “Kush e lëvizi gurin?”

Ne e dimë se kush e lëvizi gurin, Perëndia e lëvizi. Mbase një pyetje më interesante është pse Perëndia e lëvizi gurin. S’mund të ketë ndodhur që Jezusi të dalë. Ringjallja e Tij prej së vdekurish nuk ishte thjesht kthim në jetë. Ai jo vetëm që u kthye në këtë jetë, por trupi i Tij u ndryshua në mënyrë misterioze në jetën e botës që do të vijë. Jezusi nuk u zgjua ngadalë mëngjesin e Pashkës, u çua dhe doli nga varri. Por Ai u transformua plotësisht në një çast, “sa hap e mbyll sytë” (1 Kor. 15:52). Zoti i ringjallur dhe në lavdi kapërceu ligjet e kohës dhe hapësirës. Gjëra si dyert e mbyllura (Gjo. 20:19) apo varret e vulosura nuk përbënin pengesë për Të.

Pra, pse të lëvizej guri? Jo që Jezusi të dilte jashtë, por që dëshmitarët të futeshin brenda. Siç do të shkruante Gjoni më vonë: “Atë që pamë dhe dëgjuam, ne po jua shpallim, që edhe ju të keni bashkësi me ne;” (1 Gjo. 1:1-3). Ata po tregonin atë që panë. Mund të jeni të sigurt për këtë. — David Bast

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që e lëvizi gurin.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita21 #pashka #easter