web-dita-91-woha-91

Të gjejmë strehën tonë

Dita 91 | Lexoni nga Psalmi 46

“Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi;” (v. 10)

Katastrofat natyrore janë të frikshme. Shtëpitë e shkatërruara, humbjet e jetëve, kaosi i shpërnguljes. Është shkatërruese kur i përjetojmë vetë, por edhe kur shohim pamje të tilla në lajme apo në mediat sociale mund të na bëjnë të ndihemi të cënueshëm, të pafuqishëm, të zemëruar, të pikëlluar dhe në kërkim të sigurisë. Prandaj, çfarë mund të bëjmë kur gjërat dalin jashtë kontrollit? Këtu, Perëndia na kërkon që të bëjmë një gjë jashtëzakonisht të vështirë. Ai na thotë që të “Ndalojmë!” (v. 10).

Në kohë të vështira, ne shpesh priremi që të përpiqemi t’i manipulojmë rezultatet, apo të mbytim frikën përmes veprimeve. Por në vend të kësaj, Perëndia na thërret që të mos bëjmë asgjë. Përkthimi i drejtpërdrejtë nga origjinali i fjalës “Ndaloni” është “të zhytesh”. Si për ironi, ne nuk zhytemi poshtë dallgëve dërrmuese të dëshpërimit, por ne zhytemi nën krahët ngushëllues dhe mbrojtjen e Perëndisë. Ai jo vetëm që është me ne, por Ai bëhet streha jonë e sigurt aty ku ndodhemi. Sado jashtë kontrollit të duket një situatë, dora e plotfuqishme e Perëndisë po vepron dhe Ai mbetet “strehë dhe një forcë” për ne në fatkeqësi (v. 1)

Besimi ynë na jep fuqi që të vrapojmë te Perëndia kur jemi në rrezik dhe Ai do të na gjendet pranë. Dhe kjo për shkak se Ai është “një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi” (v. 1). Prandaj, edhe kur rreth nesh godet katastrofa, ne mund të ndalojmë, të kuptojmë se nuk mund ta kontrollojmë dot situatën dhe mund të ndiejmë forcën dhe ndihmën e Perëndisë tonë, që është streha jonë në fatkeqësi, gjithmonë. — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju zhysë në siguri dhe qetësi në Të.

#Dita91 #Psalmi46 #StrehëNëFatkeqësi #Ndaluni #PranoniQëJamPerëndi #ZhytemiNëTë #BesimNëStuhitë

#PerëndiaMbrojtjaJonë #FjalëteShpresës #Meditime

web-dita-90-woha-90

I lartësuar

Loading poll …

Dita 90 | Lexoni nga Psalmi 30

“Unë nuk do të prekem kurrë”.(v. 6)

Ju kujtohet kur keni ngjitur kodrën e parë te një karuseli? Ngjiteni në majë dhe për një çast bota ndalon, toka duket si një kujtim i largët dhe ndodheni në majë të botës. Por të gjitha këto ndryshojnë në një çast dhe papritur bini menjëherë poshtë. Ndonjëherë, edhe jeta duket kështu. Uljet dhe ngritjet mund të na hutojnë. Në luginat e jetës është e rëndësishme që të mbajmë mend mirësinë e Perëndisë dhe besnikërinë e Tij.

Psalmi 30 na jep një seri premtimesh për të gjitha uljet dhe ngritjet tona. Siç rrëfen Davidi, kur ne jemi me Perëndinë, mund të ndihemi të sigurt, mund të qëndrojmë të fortë si mali dhe të themi fjalët: “Unë nuk do të prekem kurrë!” (v. 6). Kur Davidi thirri Perëndinë për ndihmë, Perëndia e shëroi (v. 2), Ai e ngriti larg Davidin nga thellësia e sëmundjes dhe dëshpërimit të tij (v. 3). Në përgjigje të veprës së Perëndisë, Davidi shpall: “Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5).

Ajo që na tregon Psalmi 30 është se ne mund të ngrihemi nga dhimbja dhe vuajtjet tona dhe të transformohemi nga Perëndia. Ai ka fuqinë që të ndryshojë jetën tonë kur ne i dorëzohemi Atij. Në mënyrë që të lartësohemi, ne duhet t’i besojmë Perëndisë. Dhe, edhe pse mund të vuajmë, në Të ne kemi jetën e përjetshme, shpresën dhe paqen që t’i kthejmë “vajtimet në valle” (v. 11). — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për besnikërinë e Tij.

#Dita90 #Psalmi30 #ILartësuar #UnëNukDoTëPrekem #UljeDheNgritje #BesnikëriaPerëndisë #MirësiaETij #ThirrjePërNdihmë #FjalëteShpresës #Meditime

web-dita-89-woha-89

Të qëndrosh në shtegun e duhur

Loading poll …

Dita 89 | Lexoni nga Psalmi 18:27-42

“Ti më ke dhënë forcë për betejën…” (v. 39)

Për mua, nuk kanë qenë të lehta vrapimet e gjata. E kam filluar duke ecur dhe nuk kam qenë e shpejtë. Me kalimin e kohës, pas shumë muajsh dhe vitesh stërvitje, arrita formën që duhej për për garat 5 km, mbase edhe më të gjata. Në mënyrë të ngjashme, edhe udhëtimi i besimit kërkon këmbëngulje. Mund të duket i vështirë, si të vraposh në një maratonë në të nxehtë ose shi. Ndonjëherë, mund të ndiejmë dhimbje. Mund të duam të heqim dorë. Por ai që e ka seriozisht për të garuar në një maratonë vazhdon të vrapojë.

Te Psalmi 18, Davidi rrëfen se kur betejat e jetës duket sikur na mposhtin, Perëndia na çliron. Perëndia na jep forcë (v. 32), i bën këmbët tona të forta në një shteg të sigurt (v. 33, 36) dhe na pajis për betejat e jetës (v. 34-35). Të gjithë kemi çaste në jetëqë vënë në dyshim besnikërinë e Perëndisë dhe premtimet e Tij. Mund të dyshojmë në mirësinë e Tij kur gjërat nuk shkojnë sipas planit, apo kur jemi të pikëlluar. Por Davidi gjeti shpresë dhe forcë duke kujtuar veprat e shkuara të besnikërisë së Perëndisë për ta mbajtur atë në të tashmen dhe në të ardhmen (v. 27-30).

Perëndia mbron dhe siguron këdo që i beson Atij. Psalmi 18 është një kujtesë e fuqishme për këtë të vërtetë. Nëse sot keni nevojë për ndihmë, rilexojeni të gjithë Psalmin dhe përdoreni për të forcuar besimin tuaj në rrugën e përsosur dhe besnikërinë e Perëndisë. Nëse kemi besim te premtimet e Perëndisë, ky besim do të na mundësojë që t’i përballojmë vuajtjet, që prodhojnë “këmbënguljen, këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën dhe shpresa nuk turpëron. (Rom. 5:1-5).” — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju tregojë si të qëndroni të fortë në udhëtimin e besimit.

#Dita89 #Psalmi18 #ForcëPërBetejë #QëndroNëShteg #UdhëtimiBesimit #KëmbënguljeShpirtërore #BesnikëriaPerëndisë #ShpresaNëZot #PërballoVuajtjet #FjalëteShpresës #Meditime

web-dita-88-woha-88

Një zemër e bashkuar

Loading poll …

Dita 88 | Lexoni nga Psalmi 86

“Mësomë rrugën tënde, o Zot, dhe unë do të ec në të vërtetën tënde; bashkoje zemrën time me frikën e emrit tënd.” (v. 11)

Zemra është jetësore për trupin tonë. Gjatë 70 viteve jetë, ajo pompon më shumë se 193 milion litra gjak. Njësoj, edhe zemra shpirtërore është bërthama e gjithë qenies tonë. Kur zemra jonë i përkushtohet Perëndisë, jeta jonë është e plotë, por kur ata ndahen për shkak të dëshirave të ndryshme, ne përballemi me pikëllimin.

Te Psalmi 86, i sfiduar nga një zemër e ndarë mes gjërave të botës dhe Perëndisë, Davidi lutet që të jetë i përkushtuar me gjithë zemër ndaj Perëndisë dhe që ta jetojëçdo ditë i udhëhequr nga e vërteta dhe besnikëria e Tij. Ai lutet për një zemër të bashkuar (v. 11), sepse ai e kupton se nëse zemra e tij nuk është e përqendruar te Perëndia, ai do të largohet nga të qenit i përkushtuar ndaj Perëndisë. Perëndia do që ne t’i kërkojmë ndihmë që të ecim në të vërtetën e Tij (v. 11). Ai është gati dhe i gatshëm të na ndihmojë dhe të na japë hirin, mëshirën, dashurinë dhe faljen e Tij. Besimi dhe besimi vetëm te Perëndia do të na japë forcën dhe shpresën se ndihma e Tij do të na vijë, teksa ne i thërrasim Atij.

Mes dëshpërimit, është mirë të dimë se nuk jemi vetëm, se kemi dikë tek i cili të shkojmë në kohë pikëllimi. Herët apo vonë, të gjithë e kuptojmë se kemi nevojë për ndihmën e Perëndisë. Ai i përdor sfidat që hasim për të na tërhequr te Vetja dhe që ta ndërtojmë sigurinë tonë tek Ai. Lutja i jep energji besimit tonë te Perëndia. Përmes saj, Ai do të bashkojë zemrën tonë me Të dhe do të na ndihmojë të rifitojmë shpresën dhe paqen e humbur. — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që zemra juaj të bashkohet me Të dhe t’ju ndihmojë të ecni në të vërtetën e Tij.

#Dita88 #Psalmi86 #ZemërEBashkuar #EcNëTëVërtetën #LutjeDrejtPerëndisë #BesimQëForcon #FrikëEShenjtë #PerëndiaIMëshirshëm #FjalëteShpresës #Meditime

web-dita-87-woha-87

I humbur dhe i gjetur

Loading poll …

Dita 87 | Lexoni nga Psalmi 107

“Ai i çliroi nga ankthet e tyre;” (v. 6)

Kishte kaluar pak kohë që kur kisha qarë me dënesë dhe zemërim për herë të fundit, por lotët më rridhnin në mënyrë të pakontrolluar. Ishte një nga ato çaste në jetë kur për një gjë që isha lutur gjatë, përgjigja “po” ishte shumë afër. Pastaj, si një kredi që nuk miratohet apo si një diagnozë e rëndë, “po”-ja u venit në “jo” dhe u ndjeva e zemëruar. Ndonjëherë, zemërohemi me Perëndinë dhe duam ta fajësojmë Atë për fatkeqësinë tonë. Askush s’i pëlqen vështirësitë, por dëshpërimi mund të na mësojëshumë për veten dhe Perëndinë. Mund të na maturojë dhe të na forcojë në marrëdhënie me Perëndinë.

Psalmi 107 përshkruan njerëz që ishin të humbur dhe të lënduar përpara se të shpengoheshin nga Perëndia. Në Psalm katër herë përmendet pikëllimi, një thirrje për ndihmë dhe një përgjigje nga Perëndia. Dhe katër herë përsëritet i njëjti refren mirënjohjes. “Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre; (v. 6; 13; 19; 28). Kjo fjali e përsëritur e këtij Psalmi na kujton që ne mund t’i thërrasim Perëndisë në pikëllimin tonë dhe kur e bëjmë këtë, Perëndia është besnik dhe na çliron.

Kur jemi të humbur, Perëndia na gjen. Edhe në kohë të vështira, mund t’i besojmë Perëndisë që të na çlirojë, të na ndihmojë dhe të na shpëtojë nga pikëllimi ynë. Ai i ndryshon gjërat për ne dhe këtë do ta bëjë sërish e sërish. Prandaj, kur në jetën tonë diçka kthehet përmbys, në anën tjetër të saj ka shpresë. — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, thirrini Perëndisë në kohë të vështira.

#Dita87 #Psalmi107 #IHumburDheIGjetur #ThirrjeDrejtZotit #PerëndiaNaÇliron #ShpresëNëStuhitëETmerrit #BesimNëKohëTëVështira #PerëndiaBesnik #FjalëteShpresës #Meditime

dita-86-woha-86

Besnikëria e Perëndisë

Loading poll …

Dita 86 | Lexoni nga Psalmi 91

“Unë i them Zotit: “Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj”. Me siguri ai do të të çlirojë…” (v. 2-3)

“Policia. Si mund t’ju ndihmojmë? Po dërgojmë menjëherë një patrullë te ju.” Edhe pse shumë prej nesh nuk i kanë dëgjuar këto fjalë, të gjithë ne në ndonjë rast, e kemi bërë një thirrje të tillë plot shqetësim, në lutjet tona drejtuar Perëndisë për mbrotjen e Tij, që të mos kemi frikë nga nata, nga errësira, nga shkatërrimi, nga rreziqet e jetës që fshihen ngado (v. 5-6). Ne i kërkojmë që të strehohemi “nën krahët e Tij” (v. 4) dhe ta lejojmë Atë të jetë “streha” dhe “kështjella” jonë (v. 2) në kohë pikëllimi.

Gjatë gjithë Psalmin 91 Perëndia na përshkruhet në shumë mënyra, por të gjitha përçojnë të njëjtin mesazh, sigurinë. Perëndia është një kështjellë e lartë nën hijen e të cilit ne mund të pushojmë (v. 1), si një zog nënë që na mbulon me pendët e saj (v. 4). Perëndia është një “strehë e sigurt” në kohë pikëllimi dhe do të na shpëtojë në kohë fatkeqësie. Ne “nuk do të kemi frikë” (v. 5); nuk do të na gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do të na afrohet (v. 10). Në thelb, kjo siguri është e mundshme sepse psalmisti e kërkon te Perëndia (v. 2-9).

Nga të gjitha gjërat që na thotë Psalmi 91, më kryesorja është se kur ne e bëjmë Perëndinë strehën tonë, kur ne i bëjmë këtë thirrje për ndihmë, mund të jemi të sigurt në besnikërinë e Tij se do të na pranojë. Prandaj, herën tjetër që përballemi me frikën, le të lutemi me vetëbesim me fjalët e Psalmit 91, duke pretenduar të gjitha dobitë që na premton, sepse Perëndia në hirin e Tij na ka zgjedhur ne. — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju tregojë si t’ia dorëzoni Atij veten në kohë të vështira.

#Psalmi91 #BesnikeriaEPerendise #StrehaIme #KushtjellaIme #ZotiMbrojtesiIm #PaFrike #SiguriNeZot #PerendiaNaMbron #ShpetimNgaRreziku #FuqiaELutjes

web-dita-85-woha-85

Perëndia na mban

Loading poll …

Dita 85 | Lexoni nga Psalmi 63

“Shpirti im do të ngopet…” (v. 5)

Përfytyroni sikur të keni humbur në shkretëtirë, me pikat e fundit të ujit në shishen që ju mbaroi tre ditë më parë dhe ndiheni të rraskapitur, të sigurt se nëse nuk gjeni shpejt ujë, do të vdisni. Ka periudha kur shpirtërisht ndihemi sikur jemi në një shkretëtirë të tillë, të pamundur të gjejmë burimet jetëdhënëse të ujit që vijnë nga prania e Perëndisë. Ndonjëherë, shumë prej nesh e gjejnë veten në situata të tilla dhe kur vuajmë apo jemi të dekurajuar, është e lehtë që ta largojmë Perëndinë, ta fajësojmë Atë dhe të irritohemi me Të. Por ka dhe një reagim tjetër. Sprovat tona mund të na drejtojnë te Perëndia.

Si Davidi në Psalmin 63, ne e dëshirojmë vërtet praninë e Perëndisë, përlëvdimin, gëzimin dhe miqësinë me Të (v. 1-8). Shkretëtira është vendi ku Perëndia na nxit që t’i afrohemi Atij dhe të dëgjojmë zërin e Tij më qartë. Kur i afrohemi (v. 7) dhe hapim veshët, Ai bëhet uji i gjallë që shuan etjen tonë. Në fakt, kur ne e kërkojmë Perëndinë me vendosshmëri, shkretëtira mund të jetë një nga aventurat më të mëdha për të përftuar mençuri, fuqi dhe pjekuri. Qetësia e shkretëtirës na lejon që ta njohim Atë më mirë, me më shumë thellësi dhe përmbushje dhe që të gjejmë kënaqësi vetëm tek Ai (v. 5-7).

Edhe në shkretëtirë Perëndia na sheh dhe na mban. Kur ne kërkojmë Perëndinë në sprovat tona, ne ripërtërijmë besimin. Perëndia nuk gëzohet nga dhimbja jonë, Ai gjen kënaqësi kur na përqafon fort (v. 8). Zoti e di rrugën për të dalë nga shkretëtira. Na duhet vetëm që të kapim dorën e Tij. — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju tregojë si të ndiheni falënderues për etjen tuaj.

#Psalmi63 #PerendiaNaMban #EtjeShpirterore #Shkretetira #BesimNeSprova #UjiIGjalle #PerendiaNaSheh #ZotiNaMban #Lutje #Faleminderim #AfrohuTeZoti #FjalëteShpresës #Meditime

web-dita-84-woha-84

Kur Perëndia na ndjek

Loading poll …

Dita 84 | Lexoni nga Psalm139

Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.” (v. 1)

Ndonjëherë, kur qëndroj në qetësi para pasqyrës dhe përqendrohem te sytë e mi, mendoj: “A të njoh gjë ty?” Është një çast sinqeriteti, lehtësisht i shpërqendrueshëm nga furça e dhëmbëve apo makijazhi. Por Perëndia nuk ka shpërqendrime të tilla. Kërkojini Atij që t’ju hetojë vërtet dhe Ai nuk do të shpërqendrohet. Perëndia e njeh zemrën tonë, frikën tonë, mendimet tona, qëllimet tona, ëndrrat dhe zhgënjimet tona. Mesazhi i mahnitshëm i Psalmit 139 është se kur Perëndia na heton dhe na njeh, Ai na përgjigjet me një dashuri të mahnitshme.

Psalmi 139 na konfirmon se kur ne i afrohemi Perëndisë, edhe Ai do të na afrohet neve. Por edhe më shumë se kaq, ne nuk mund t’i shpëtojmë Perëndisë (v. 7-12). Mund të ndihemi sikur na ka shtypur bota, të rrahur, të goditur nga të tjerët. Mund të ndihemi të padenjë, apo të padobishëm, por dashuria e Perëndisë na kërkon dhe na ndjek, na ndihmon të ngrihemi nga errësira dhe na jep siguri me dashurinë e Tij të qëndrueshme. Perëndia na do me një dashuri të mahnitshme dhe të pakushtëzuar. Ai na do, sepse Ai na njihte që nga fillimi, Ai na krijoi (v. 13-14). Dhe gjërat që Ai bën janë të mrekullueshme. Ai e di që ne s’mund ta jetojmë dot jetën vetëm dhe kurrë nuk e ka dashur këtë.

Nuk ka rëndësi nëse mendojmë se kemi dështuar në të shkuarën, apo se çfarë po kalojmë tani, Perëndia po na ndjek me mirësinë dhe dashurinë e Tij. Ai është aty për të na ngushëlluar dhe që të ecë me ne në çdo hap që hedhim. — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju tregojë si mund t’i afroheni Atij.

#Psalmi139 #PerëndiaNaNjeh #DashuriPaKusht #HetuarNgaZoti #AfrohuTeZoti #ZotiNaNdjek #NukJemiVetëm #KrijuarMeDashuri #FjalëteShpresës #Meditime

web-dita-83-woha-83

Ai na drejton

Loading poll …

Dita 83 | Lexoni nga Psalmi 23

“Ai ma përtërin shpirtin,” (v. 3)

Më 22 gusht, 2006, hoqa dorë nga alkooli, në atë kohë që do të ishte periudha më ndryshim-sjellëse dhe pështjelluese e jetës time. Kisha rënë në fund të luginës time më të errët dhe u ndjeva e humbur. Gjatë periudhave të vështira të jetës, madje dhe përballë vdekjes, është e lehtë që të humbasim shtegun dhe të ecim kuturu, të tërhiqemi në drejtimin e gabuar e të përballemi me rreziqe dhe kemi nevojë që dikush të na tërheqë sërish në siguri. Fatmirësisht, Perëndia mund të na ripërtërijë, Ai mund të na rikthejë kur endemi të humbur.

Te Psalmi 23, Davidi i thotë Perëndisë: “Ai më përtërin shpirtin” (v. 3), përtëritje e dhënë përmes hirit dhe disiplinës plot dashuri të Perëndisë. Kur jemi të rrëzuar, të dekurajuar e të shteruar dhe i drejtohemi Perëndisë, Ai na ngre lart. Kur ne largohemi prej Tij, Ai na rikthen sërish te Vetja në “shtigjet e drejtësisë” (v. 3). Shtigjet është në numrin shumës, sepse përfshin çdo aspekt të jetës tonë. Dhe për të ecur nëpër shtigjet e drejtësisë, ne duhet të rilindim, të ripërtërihemi dhe të ecim në shtegun që na çon te Perëndia.

Perëndia është aty për të na drejtuar kur kemi humbur. Megjithatë, kjo kërkon kohë, ndonjëherë edhe gjithë jetën. Me kalimin e kohës, Perëndia i jep formë mendimeve tona, i formëson emocionet tona dhe na drejton me mençuri dhe dashuri, derisa të arrijmë në shtegun e duhur. Prandaj, duhet të mësojmë të bëjmë si Davidi; të lutemi vazhdimisht për punën e Perëndisë në zemrën dhe mendjen tonë. Ne jemi delet e Tij, Ai gjithmonë do të na përtërijë dhe drejtojë, tani e në përjetësi me Të dhe ne kurrë nuk do të humbasim. — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju përtërijë në shtigjet e drejtësisë.

#Psalmi23 #AiNaDrejton #PërtëritjeShpirti #ShtigjetEDrejtësisë #ZotiBarinjIm #RikthimTePerëndia #HirDheDashuri #DeleTeTij #FjalëteShpresës #Meditime

web-dita-82-woha-82

Perëndisë i besojmë

Loading poll …

Dita 82 | Lexoni nga Psalmi 56

“Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti. Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. (v. 3-4)

Kur fillova të udhëtoja për punë, m’u desh të fluturoja me avion. Në fillim kisha frikë nga fluturimi, por sa më shumë që fluturoja, aq më pak frikë kisha. Besojini Perëndisë. Është e lehtë ta thuash, por e vështirë ta bësh. Gjërat janë më të vështira kur ne përqendrohemi te frika dhe i heqim sytë nga Perëndia. Në Shkrim na jepet një ftesë për t’i besuar, për të qenë pranë dhe të vetëdijshëm për praninë e Perëndisë (Rom. 8:28).

Ashtu si ne, edhe Davidi përjetoi frikë, ankth, pikëllim dhe dhimbje. Ai e shkroi Psalmin 56 ndërsa frikësohej për jetën e tij dhe në të ndan sekretin për të kapërcyer rrezikun dhe vështirësitë. “Kur të kem frikë, do të mbështetem te Ti.” (v. 3). Për ta thënë thjesht, kur ne mbështetemi te Perëndia, frika i lë vendin besimit. Këndvështrimi ynë ndryshon teksa ndalojmë së menduari se sa të mëdha janë problemet tona dhe fillojmë të shohim sa i madh është Perëndia. Davidi ndihej i vetmuar, i dëshpëruar dhe i frikësuar, derisa me qëllim ai e drejtoi vëmendjen te Perëndia. Ashtu si Davidi, edhe ne do të zbulojmë se besimi ynë rritet teksa kujtojmë se Perëndia është pranë nesh, kur kremtojmë mirësinë e Tij dhe kujtojmë premtimet e Tij (v. 3-4; 9-11).

Nëse e vendosim besimin gjithmonë te Perëndia, në kohë të mira dhe të këqija, ne do të fillojmë të shohim se si duke i besuar Perëndië ne zbulojmë guximin dhe çlirimin, edhe kur jemi të frikësuar. Për rrjedhojë, duke i besuar Perëndisë ne fitojmë siguri në aftësitë e Tij për të ndërhyrë, për të na dhënë shpresë dhe për të sjellë ndryshime pozitive në jetën tonë. — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë se si mund të vendosni besimin e plotë tek Ai.

#Psalmi56 #Besim #MosKiFrikë #PerëndiaMeNe #KremtoFjalen #ForcaNeBesim #Shpresë #FjalëteShpresës #Meditime