Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40
“Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.”
Një libër që e çmoj shumë titullohet thjesht “Konvertimet”, dhe na tregon historinë e 50 njerëzve të ndryshëm që janë konvertuar në besimin e Krishterë. Agustini i Hipos është në atë listë, po ashtu edhe Sojourner Truth, C. S. Lewis dhe Dorothy Day. I kam lexuar dhe rilexuar (e lexuar sërish) historitë e tyre dhe lutem që Zoti ta bëjë këtë sërish në kohën tonë.
Pasazhi i sotëm përmban disa histori konvertimesh dhe mbase më e famshmja është historia e konvertimit të rojtarit të burgut në Filipi. Pali dhe Sila po këndonin dhe po luteshin, të mbyllur në një qeli të pistë burgu, kur Perëndia shkaktoi një tërmet dhe liroi çdo të burgosur, përveç vetë rojtarit të burgut. Kur shkoi në burg me nxitim, ai i bëri Palit dhe Silës pyetjen më të rëndësishme që mund të bëjë çdonjëri nga ne. “Zotërinj, ç‘duhet të bëj unë që të shpëtohem?”
Emocionohem herë pas here që ka një përgjigje për këtë pyetje: “Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote” (v. 31). Është kaq e thjeshtë, por nuk është e lehtë. Kërkon që ne të dorëzojmë kontrollin e jetës tonë dhe, për të cituar C. S. Lewis, “Asgjë që nuk e keni dorëzuar, nuk do të jetë kurrë e juaja. Asgjë në ju që nuk ka vdekur, nuk do të ringjallet kurrë prej së vdekurish… Kërkoni për Krishtin dhe do ta gjeni Atë dhe me Të do t’ju jepet çdo gjë tjetër.” — Tim Brown
Ndërsa luteni, dorëzojani zemrën dhe jetën tuaj Perëndisë dhe kërkojini Atij që t’ju japë guxim për të ndarë besimin me dikë tjetër.
#BesoniNëJezusin#Shpëtimi#Ungjilli#VepratEApostujve#Lutje#FjalëteShpresës#Meditime
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...


















