web-woh-21-maj

21 Maj

Lexoni nga Filipianëve 2:6-11

Të shërbesh

Por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit. (v. 7)

Apostulli Pal bën çmos në këto vargje për të theksuar natyrën prej shërbëtori të Jezu Krishtit gjatë kohës së tij në tokë. Jezusi në fakt hyri në historinë tonë njerëzore si një “skllav” – kështu përkthehet fjalë për fjalë fjala “shërbëtor.” Jezusi erdhi në planetin tonë si një skllav, pa avantazhe, pa të drejta apo privilegje. Mendoni pak për këtë për disa minuta.

Sa herë gjatë javës reagojmë negativisht ndaj të tjerëve për shkak se të drejtat tona janë shkelur? Sa prej nesh i kushtojmë më shumë energji dhe shqetësim të drejtave tona sesa dëshirës sonë për të qenë si Jezus Krishti? Dhe konsideroje pak thelbin e asaj ngjashmërie. Pali na tregon që Jezusi “e kthehu veten në asgjë,” ose “e zbrazi veten.” Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që, si më e pakta, Krishti la pozitën e tij të lartë dhe privilegjet në parajsë dhe tekstualisht e zbrazi veten për njerëzit. Ai la mënjanë të drejtat e tij hyjnore për hir të të tjerëve.

Zemra e shërbëtorit është në qëndrimin tonë. Pyetja është: “A e kam unë qëndrimin e zemrës së një shërbëtori? A i shërbej unë të tjerëve nga zemra, apo thjesht sepse duhet?” Shërbëtorët e vërtetë thuajse nuk e dinë që po shërbejnë sepse shërbimi kthehet në një pjesë përbërëse të jetës së tyre. Ata nuk bëhen merak se ku po shërbejnë, por vetëm që mund të shërbejnë. Ata nuk janë të shqetësuar nëse i vuri re dikush, i përgëzoi apo edhe nëse i falënderoi dikush. Shqetësimi i tyre është t’u shërbejnë të tjerëve siç bëri Krishti. — David Walls

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju lejojë t’u shërbeni Atij dhe të tjerëve në mënyrë të pandërgjegjshme.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags