21 Nëntor

Published by admin on

Lexoni nga Mateu 3:1-12

Përgatisni udhën

Sepse ky është ai për të cilin u fol nga Isaia që thotë: “Zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: ‘Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij’”. (v. 3)

Një prind i thotë fëmijës që të vishet e të jetë gati që të mos humbasë autobusin e shkollës. Një trajner udhëzon skuadrën e vet që të jetë gati të luajë fort që nga fillimi i ndeshjes. Një meteorolog parashikon një stuhi dimri që po vjen dhe u thotë njerëzve të bëjnë gati lopatat e dëborës. Është e rëndësishme të jemi të përgatitur.

Gjon Pagëzori përgatiti udhën për ardhjen e Jezusit dhe shërbesën e tij në tokë. Shërbesa e Gjonit u bë kryesisht në shkretëtirën e Judës. Njerëzit vinin në turma të mëdha nga qyteti drejt këtij vendi të izoluar. Rrobat e Gjonit, të bëra nga thurja e qimeve të devesë, dhe dieta e tij, e përbërë nga karkalecat dhe mjalti i egër, e bënin atë të spikatej dhe të dilte në pah si një person që e kishte refuzuar jetën e luksit në tokë.
Gjoni e dinte rolin e vet. Në vargun 11, ai thotë për Jezusin, “ai që vjen pas meje është më i fortë se unë, të cilit nuk jam i denjë as t’i mbaj sandalet”. Kur ne pendohemi dhe e vëmë besimin tonë tek Krishti, atëherë mbushemi me Frymën e Shenjtë dhe jemi të fuqizuar që të jetojmë si ndjekësit e tij në mbretërinë e Perëndisë. Jezusi tha: “Kërkoni më së pari mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij” (Mt. 6:33), dhe na premtoi se kur këto gjëra të jenë prioriteti ynë, atëherë ai do të sigurojë për nevojat tona bazë. A jeni të përgatitur për atë ditë të lavdishme kur Jezusi të vijë përsëri? — Steve Petroelje

Ndërsa luteni, e ftoni Perëndinë t’ju fuqizojë me anë të Frymës së Shenjtë për t’i shkuar pas programit të mbretërisë.

Categories: Meditimet

0 Comments

Leave a Reply

Avatar placeholder

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.