Lexoni nga Gjoni 12:37-50
Dorëzoni reputacionin
Sepse deshën lavdinë e njerëzve më tepër. (v. 43) Pranojeni: juve ju intereson se çfarë mendojnë të tjerët për ju. Askujt nuk i pëlqen kur të tjerët e qeshin apo e tallin. Ne të gjithë duam respekt. Kjo nuk është një gjë e keqe, por shqetësimi rreth asaj që mendojnë njerëzit mund të jetë një pengesë për ta ndjekur Krishtin. Për këtë arsye, ne nuk mund të jemi dishepuj të vërtetë të Krishtit nëse nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë reputacionin tonë.
Jezusi e përmendi shumë herë që bota do të na urrejë për hir të emrit të tij. Tek Gjoni 15:18-19, ai thotë: ‘Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jush. Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota . . . prandaj bota ju urren”. Pjesë e të qenit një ndjekës i Krishtit do të thotë të humbasim reputacionin tonë në këtë botë ndërkohë që mbartim emrin e tij.
Nëse nuk jemi të gatshëm ta nënshtrojmë reputacionin tonë, do të përfundojmë si njerëzit që përshkroi Gjoni, të cilët nuk e pranonin që besonin tek Jezusi, për shkak se “deshën lavdinë e njerëzve më tepër se lavdinë e Perëndisë”. Për ta kishte më shumë rëndësi reputacioni i tyre sesa të ndiqnin njeriun që e dinin në zemrën e tyre se ishte Mesia.
Po kështu, edhe për ne, nëse nuk jemi të gatshëm ta dorëzojmë reputacionin tonë, atëherë ajo që mendojnë njerëzit për ne do të përfundojë të jetë aq e rëndësishme saqë do ta gjejmë veten teksa hezitojmë të rrëfejmë haptazi besnikërinë tonë ndaj Krishtit.
A do ta mbartni emrin e tij me gëzim? — Jessica Heikoop
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju japë guximin për ta dorëzuar reputacionin tuaj dhe për të rrëfyer emrin e Krishtit.
#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android