Lexoni nga Filipianëve 3:1-21
Një jetë e dorëzuar
Po me të vërtetë i konsideroj të gjitha se janë dëm për madhështinë e njohjes së Krishtit Jezus, Zotit tim, për shkak të të cilit i humba të gjitha këto dhe i konsideroj se janë pleh, që unë të fitoj Krishtin. (v. 8)
Si mund të dukej një jetë plotësisht e dorëzuar tek Krishti? Merrni në konsideratë jetën e apostullit Pal. Kemi këtu një burrë, i cili kishte gjithçka që bota mendonte se ishte më e mira, por ai hoqi dorë me gëzim nga e gjitha me qëllim që të ndiqte Krishtin. Arsimimi, statusi, rrethanat, zotërimet, familja, madje edhe feja e tij, të gjitha i quante si një hiç, “për shkak të madhështisë së njohjes së Krishtit Jezus, Zotit tim”(v. 8).
Kur vijmë në njohjen e Krishtit dhe kur e duam atë me gjithë zemrën, me shpirtin, mendjen dhe forcën tonë, atëherë jeta jonë do të ndryshojë në mënyrë drastike. Kjo dashuri për të është ajo që na aftëson t’ia dorëzojmë atij të gjitha. Në krahasim me të, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Kjo është arsyeja që Pali mund të thoshte: “Por ato që më ishin fitim, i konsiderova, për shkak të Krishtit, dëm” (v. 7).
Një burrë tjetër që e kuptoi shumë mirë këtë ishte edhe teologu i mirënjohur Xhonatan Eduards. Ai mund të thoshte: “Unë kam qenë përpara Perëndisë, dhe ia kam dhënë veten time Perëndisë, gjithçka që jam dhe kam; kështu që nuk jam, në asnjë kuptim, i vetes sime”. Por siç vëzhgoi misionari martir Xhim Eliot, të japësh atë që nuk mund ta mbash (jetën tuaj) me qëllim që të fitosh atë që nuk mund ta humbasësh (Krishtin) nuk është aspak një ujdi e keqe. — Jessica Heikoop
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë ta shihni gjithçka tjetër, në krahasim me Krishtin, si humbje për t’u dorëzuar.
#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android