Lexoni nga Filipianëve 1:3-7; Veprat e Apostujve 16:6-15
Partneritete frymërore
Unë e falënderoj Perëndinë . . . për pjesëmarrjen tuaj në ungjill . . . sepse jeni të gjithë bashkëpjesëtarë të hirit me mua (v. 3-7)
Çfarë lloji partneri frymëror jeni ju? A jeni një partner i heshtur apo i kufizuar? Ose jeni i pakufizuar? Kur Pali i falënderoi miqtë e tij, një nga gjërat që e shtynë mirënjohjen e tij ishte partneriteti (pjesëmarrja) e tyre me Palin. Por nuk ishte partneritet i çfarëdoshëm. Partneriteti i tyre përqendrohej tek “ungjilli” apo “lajmi i mirë” rreth Jezu Krishtit. Për Palin, mbi gjithë të tjerat, ungjilli ka të bëjë me Jezu Krishtin – edhe me atë se kush ishte edhe se çfarë kishte bërë ai.
Dhe që prej ditës së parë të vitit 49 pas Krishtit kur ungjilli banoi në zemrën e një gruaje me emrin Lidia, në rrethinat e Filipisë, në shtetin e Greqisë, në kontinentin e Evropës, deri në momentin që Pali i shkruan këto fjalë (rreth 12 vjet më vonë), ky grup i porsalindur ndjekësish të Krishtit u përpoq shumë për të mbështetur Palin dhe për të shpërndarë ungjillin e Jezus Krishtit në kontekstin e tyre. Ata ishin të lidhur nga zemrat me anë të ungjillit – pranimi dhe besimi i përbashkët në atë që Jezu Krishti kishte bërë për ta në kryq. Si rrjedhojë, ata u futën në partneritet me Palin financiarisht, personalisht dhe duke u lutur, për një sulm gjithëpërfshirës për ungjillin.
Çfarë ju lidh juve, në nivel emocional (çfarë ju thotë zemra), me kishën ku shkoni? Cila është lidhja kryesore në partneritet? A është të marrësh pjesë “në mbrojtjen dhe konfirmimin e ungjillit?” A jeni ju një pjesëmarrës aktiv në këtë gjë? — David Walls
Ndërsa luteni, rrëfeni mënyrat në të cilat keni qenë më pak të përkushtuar në partneritetin tuaj me ungjillin, dhe i kërkoni Perëndisë ta ripërtërijë përkushtimin tuaj.
#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android