3 jun

3 Qershor

Lexoni nga 1 e Samuelit 18:22-30

Një armik i fshehtë

Sauli pati edhe më tepër frikë nga Davidi dhe mbeti armiku i tij gjatë gjithë ditëve që jetoi. (v. 29)

hiqesh si miku i dikujt, ndërkohë që planifikon t’ia hedhësh, duket se është forma më e keqe e mashtrimit dhe tradhtisë. Vetë Jezusi e njihte mirë këtë lloj tradhtie. Juda Iskarioti, miku dhe dishepulli i tij, e puthi Jezusin ndërkohë që e demaskoi atë përpara autoriteteve. Jezusi e pyeti: “Judë, ti po e tradhton Birin e njeriut me një puthje?” (Lk. 22:48). Edhe pse Jezusi e dinte paraprakisht mashtrimin nga ana e Judës, dhimbja prapëseprapë ishte personale. Kjo ishte dhimbja e dikujt të cilit ia kishte punuar miku i vet.

Edhe Sauli bëri të njëjtën lojë, duke u shtirur se po e mirëpriste Davidin në familjen e tij, ndërkohë që thurte komplot për vdekjen e tij. Shërbëtorët e tij përdorën lajka për ta ngrohur Davidin me idenë e të qenit dhëndri i Saulit. Pastaj, Sauli caktoi një prikë për nusen që ishte një detyrë pothuajse e pamundur, pra, vdekja e 100 filistejve në betejë. Kjo do të sillte fundin e Davidit! Mirëpo, Davidi vrau dyfishin e numrit të filistejve, kështu që, Saulit nuk i mbeti gjë tjetër përveçse të lejonte Mikalin të martohej me Davidin. Këto ngjarje e demoralizuan deri në atë pikë Saulin, saqë ai ishte “armiku i Davidit gjatë gjithë ditëve që jetoi” (v. 29).

Nëse Davidi kishte një armik në postet e larta, ai kishte një Mik në një post akoma edhe më të lartë! Perëndia po e mbante Davidin të sigurt nga armiku i tij, edhe ndërkohë që Davidi nuk ishte i vetëdijshëm për tradhtinë e Saulit. Sa e sa herë ka qenë duke u kujdesur e duke na mbrojtur ai kur nuk kemi qenë të vetëdijshëm për rrezikun? Një armik i fshehtë nuk është i fshehtë për Perëndinë që i mbron të tijtë. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për mbrojtjen e tij, edhe kur nuk jeni të vetëdijshëm për rrezikun që ju kanoset.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags