web-woh-3-shtator

3 Shtator

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga 1 Pjetrit 1-10-12

Gjëra të cilat engjëjt dëshirojnë

…gjëra të cilat engjëjt dëshirojnë t’i vëzhgojnë. (v. 12)

Bindja e Pjetrit që ka “gjëra të cilat engjëjt dëshirojnë t’i shikojnë”, më intrigon pa masë. Shumicën e kohës ose nuk mendojmë fare për engjëjt, ose kemi mendime të gabuara për ta, si figurina të vogla topolake, apo si një skuadër bejsbolli në Kaliforni, por për Pjetrin dhe të gjithë njerëzit që e shkruajtën Biblën, ata janë ose luftëtarë të pashoq të Zotit, si ai që dëboi armiqtë e Davidit te Psalmi 35, ose korrierë guximtarë që kryejnë porositë më të mëdha të Zotit, si Gabrieli që e lajmëroi Marinë që do të mbante një mbret në barkun e saj. Sa herë që engjëjt shfaqen, personat që i shohin mbeten të shtangur dhe të frikësuar.

Por edhe engjëjt kanë gjëra që i dëshirojnë. Sipas Pjetrit, dëshira e zemrës së një engjëlli është të mendojë thellësisht, shpesh dhe vetëm për Zotin Jezus Krisht, i cili sjell “hare të patregueshme dhe të lavdishme” në zemra e gjithë besimtarëve (1 Pjetrit 1:8 NRSV). Dhe kjo ka kuptim, apo jo? Po ata engjëj që lajmëruan lindjen e Tij dhe ata që u ulën në gurin e varrit të tij pas vdekjes, me siguri që kanë dëshirë të shikojnë gjërat e Atij që duan.

Para disa vjetësh, Zoti ma dha këtë varg si një mënyrë për të larguar dekurajimin në predikim. Nëse më dukej sikur njerëzit nuk ishin shumë të interesuar për predikimin tim, mund të mbështetesha gjithmonë tek engjëjt që mblidheshin të më dëgjonin me vëmendje të pandërprerë. – Tim Brown

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë një zemër që të flasë për gjërat “të cilat engjëjt dëshirojnë t’i vëzhgojnë”.

#engjejt #3shtator #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags