web-woh-3-tetor

3 Tetor

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga 1 e Kronikave 3:1, 10-24, Mateu 13:5-8

Rrënjët

Bijtë e Elioenait ishin Hodaviahu, Eliashibi, Pelajahu, Akubi, Johanani, Delaiahu dhe Anani, gjithsej shtatë. (1 e Kronikave 3:24)

Së fundmi, mua dhe sime shoqeje na bënë një dhuratë që do gjurmonte paraardhjen tonë nëpërmjet ADN-së. Rezultatet nuk ishin fort befasuese, bazuar në historinë e familjes sonë, por të dy ne morëm edhe ca rezultate që nuk i prisnim aspak.

Disa shekuj para lindjes së Krishtit, autori i Kronikave u shkruan njerëzve që e njohin paraardhjen e tyre nëpërmjet mbretit David (1 e Kronikave 3:1) dhe mbretit Salomon (v. 10). Nuk ka asgjë befasuese në këtë mes, por pastaj, te vargu 24, autori liston shtatë bijtë e Elioenait. Ky brez është kthyer nga mërgimi në Babiloni rreth vitit 400 para Krishtit, por premtimi i lavdishëm i profetëve të Dhiatës së Vjetër nuk është bërë realitet. Ai u kujton bijve të Elioenait – brezit bashkëkohor – që ata janë pjesë e pemës familjare të Perëndisë. Po, ajo listë përfshin edhe Davidin dhe Salomonin, por edhe shumë njerëz më pak të njohur që kanë qenë para tyre.

Sot ne jemi si “bijtë e Elioenait”. Ne jetojmë në një kohë ndryshimi të shpejtë dhe, si ata, duhet të kujtojmë rrënjët tona shpirtërore. Ne duhet ta nisim me “historinë shumë të vjetër” të Izraelit të lashtë, Jezusin dhe dashurinë e Tij. Ashtu si te shëmbëlltyra e Jezusit për farën që “ra në tokë të mirë dhe dha fryt” (Mateu 13:8), edhe ne na duhen historitë e mbretit David, të mbretit Salomon, të Jezusit. Përveç këtyre duhet të përfshijmë edhe historitë e përditshme të besimit në familjet tona, edhe të mësuesëve tanë shpirtërorë. – Kent Fry

Ndërsa luteni, jini falënderues për një mësues shpirtëror që ka kontribuar për rrënjët e besimit tuaj!

#3tetor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags