web-woh-4-gusht

4 Gusht

Lexoni nga Eksodi 20:1-17

Shabati si një dhuratë

“…prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.” (v.11)

Në Dhjatën e Vjetër 10 Urdhërimet janë shkruar në dy vende. Tek Eksodi 20 dhe te Ligji i Përtërirë 5. Që të dyja e renditin si urdhërimin e katërt mbajtjen e Sabatit, por kanë ndryshime të lehta për arsyen. Eksodi 20 e bazon Sabatin te Krijimi, kurse Ligji i Përtërirë 5 e bazon te çlirimi. Sot le të shohim pjesën e krijimit.

Tek Eksodi 20, populli i Perëndisë urdhërohet që ta zbatojë ditën e Shtunë si një mënyrë për të kujtuar Edenin. Perëndia punoi për gjashtë ditë, kurse në ditën e shtatë Perëndia pushoi. Si krijesa të krijuara sipas shëmbëlltyrës hyjnore, ne urdhërohemi që të ndjekim shembullin e Perëndisë duke pushuar ditën e shtatë. Siç e pamë gjatë leximit të djeshëm, Perëndia s’e ka të nevojshme që të pushojë, ashtu si ne. Por në mirësinë e Tij, Perëndia na jep shembullin e një ritmi të shëndetshëm punë-pushim. Mark Bjukenën (Mark Buchanan), thekson ironinë e fshehur të urdhërimit të katërt: Ne jemi thirrur që të imitojmë Perëndinë në mënyrë që të kujtojmë se nuk jemi Perëndia. Ai shkruan: “Ne pasqyrojmë sjelljen hyjnore vetëm për të zbuluar rishtazi kufizimet tona njerëzore. Mbajtja e Sabatit përfshin pranimin e dobësive dhe vogëlsisë tonë, që ne jemi krijuar nga pluhuri, që i ruajmë thesaret tona në poçe balte dhe që pa kujdesin e duhur, ne thyhemi.” (Çlodhja e Perëndisë)

E Shtuna nuk është një urdhërim, por është një dhuratë nga Perëndia për ne. Kur vëzhgojmë të Shtunën dhe mësojmë që të pranojmë kufizimet tona, zbulojmë gëzimin dhe lirinë se çfarë do të thotë të jesh vërtet njeri. – Brian Keepers

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për dhuratën e Sabatit dhe kërkojini Atij që t’ju ndihmojë të pranoni limitet tuaja sot.

#kohapërçlodhje #2gusht #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags