web-woh-4-maj

4 Maj

Lexoni nga Filipianëve 1:6-10

Duke përfunduar atë që nisi

Ai që nisi një vepër të mirë në ju, do ta përfundojë. (v. 6)

Kur Pali po shkruan këto fjalë ai nuk po shpreson që të jetë kështu. Kur ai thotë se “është i sigurtë” për këtë, ai teksualisht do të thotë, “unë jam shumë i bindur, kryekëput i sigurtë.”

I sigurtë për çfarë? I sigurtë që atë që Perëndia nisi në këtë bashkësi të re në qytetin e Filipisë nuk do ta braktiste – as punën dhe as njerëzit. Fjala që përdor Pali tek vargu është “ju” e cila do të thotë që Pali po flet me të gjithë ata që janë në kishë kur ai u kujton atyre që Perëndia nuk ka mbaruar ende punë me ta. Perëndia po vazhdon të punojë me ta dhe përmes tyre. Ata akoma nuk i kanë parë ditët më të mira të Perëndisë, edhe individualisht edhe bashkërisht. Por edhe pse kjo bashkësi e re po përballet me disa çështje të vështira, ata mund të shohin përpara tek ajo që Perëndia ka akoma për të bërë midis tyre, dhe të gjejnë forcë dhe shpresë në atë siguri.

Perëndia gdhendi nga zymtësia e feve pagane dhe jo të krishtera një qenie me emrin e tij të stampuar mbi të. Ai e tejshpoi errësirën në Filipi me dritën e shndritshme të Jezus Krishtit. Por ai sapo kishte filluar. Perëndia do të vazhdonte të punonte, të përfundonte dhe t’i shtonte prekjet e fundit të hirit mbi ato jetë dhe atë kishë edhe sikur kjo të zgjaste deri në ardhjen e dytë të Jezu Krishtit në gjithë lavdinë e tij. Dhe ai do të bëj të njëjtën gjë edhe për ju! — David Walls

Ndërsa luteni, mbështetuni në sigurinë e veprës së Perëndisë.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags