web-woh-4-nen

4 Nëntor

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga Psalmi 51

Perëndia më i mëshirshëm

Më pastro nga mëkati im! (v.2)

Davidi ishte mbreti me të cilin do të krahasoheshin të gjithë mbretërit e ardhshëm të Izraelit. Ai ishte një kumtesë për Mbretin tonë të përjetshëm, Jezusin. Dhe ai mëkatoi shumë. Te 2 Samueli 12, lexojmë për lidhjen e tij me një grua të martuar, e cila ngeli shtatzënë. Për ta mbuluar, Davidi vrau bashkëshortin e saj dhe e mori atë për grua. Kur profeti Natan nxori në dritë mëkatin e tij, hileja mori fundi. Psalmi 51 ka të shkruar lutjen e Davidit dhe na siguron një model për lutjet tona kur ne e kuptojmë se s’mund të vazhdojmë ose të mbulojmë më mëkatin tonë.

Psalmi fillon me mëshirën e Perëndisë (v.1). Mëshira e Perëndisë është themeli i vetëm për faljen. Davidi nuk nxjerr justifikime apo të pretendojë imunitet mbretëror. “Asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një.” (Psalmi 14:3) Më pas, ai pranon thellësinë e vërtetë të mëkatit të tij. (51:3-6) Davidi thotë: “Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje…” (v.4) Në rrënjët e tij, mëkati është një fyerje për një Perëndi të shenjtë, sepse zbulon dështimin tonë për ta adhuruar vetëm Atë. Në një nga 12 hapat e programit të alkoolistëve anonimë për ripërtëritje, lexojmë: “Ne e pranojmë para Perëndisë, para vetes dhe para njerëzve të tjerë natyrën e saktë të gabimeve tona.” Me anë të rrëfimit, ne marrim mbi vete përgjegjësinë. Faji është i yni.

Në fund, Davidi shpreh dëshirën e tij për atë që do dhe për atë që sjell pendimi i vërtetë. Gëzim, kënaqësi, një zemër të pastër, një shpirt të drejtë dhe praninë e Vetë Perëndisë përmes Frymës së Shenjtë. (v. 7-12) A nuk duken të mira këto? Le të kalojmë pak kohë sot duke iu rrëfyer Perëndisë për mëkatin që s’mund ta fshehim dhe të gjejmë gëzimin që e dëshirojmë aq fort. – Jon Opgenorth

Ndërsa luteni, filloni me “Perëndia më i mëshirshëm, unë të rrefej…”
4nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags