web-4-prill

4 Prill

Lexoni nga Mateu 8:1-4

Nga i papastër në i pastër

O Zot, po të duash, mund të më pastrosh. (v. 2)

A e dini se çfarë do të thotë të jesh i dëbuar, kur askush nuk dëshiron të jetë në shoqërinë tuaj, dhe të gjithë ju shmangin? Lebrosi që erdhi tek Jezusi ishte dikush që ishte i dëbuar nga të gjithë njerëzit. Dhe nuk ishte thjesht i sëmurë. Sipas ligjit të Moisiut, lebra e kthente personin në një burim dhe prani të vetë ndotjes (Lev. 14). Nëse një lebros sikur vetëm sa ta prekte dikë, ky i fundit do të bëhej gjithashtu i papastër.

Ajo që është e jashtëzakonshme në këtë histori nuk është thjesht fakti që Jezusi e shëroi këtë njeri, por pse dhe si e shëroi atë. Së pari, pse-ja. Ky njeri e dinte që Jezusi e kishte fuqinë për të shëruar. Por a donte t’ia dinte Jezusi? Deklarata e tij, “Po, dua” (v. 3) është një nga përgjigjet më të bukura në të gjithë Shkrimin. Perëndia do! Mirëpo fjalët e Jezusit u përmbushën nga veprimet e tij, dhe kjo është mënyra si. “Dhe Jezusi e shtriu dorën, e preku . . . Dhe menjëherë lebra e tij u pastrua” (v. 3). Sa pamje e bukur e veprës së Perëndisë. Në vend që lebrosi ta prekte Jezusin e ta bënte atë të papastër, Jezusi e prek lebrosin dhe e bën atë të pastër.

Perëndia nuk është i frikësuar nga sëmundjet apo mëkatet tona, dhe ai nuk mund të infektohet nga asnjëra prej tyre. Ai mund t’i prekë dhe t’i pastrojë ato. Ai pret që ju të shprehni besimin tek ai: “O Zot, po të duash, mund të më pastrosh” (v. 2). Perëndia do. — Fred Van Dyke

Ndërsa luteni, i thoni Perëndisë se doni të pastroheni, dhe ejani tek Ai për t’u pastruar. Perëndia nuk ka frikë t’ju prekë.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags