4 jun

4 Qershor

Lexoni nga 1 e Samuelit 19:4-18

Një grua e shkathët

Por Mikal, bashkëshortja e Davidit e njoftoi për këtë gjë, duke thënë: “Në rast se sonte nuk gjen një vend strehimi, nesër ke për të vdekur”. (v. 11)

Gjenerali i lashtë kinez, Sun Cu, ka marrë meritën për thënien: “Mbaji miqtë afër, mbaji armiqtë akoma më afër”. Për fatin e keq të Davidit, edhe miqtë edhe armiku i tij ishin nga e njëjta familje! Pasi qëllimet e mbretit kundër Davidit dolën në shesh, dy prej fëmijëve të Saulit u angazhuan që ta mbrojnë atë. Megjithatë, përqasjet e tyre për ta shpëtuar Davidin ishin shumë të ndryshme.

Jonathani, djali i Saulit, ishte një njeri i drejtë dhe i sinqertë. Ai i foli drejtpërdrejtë mbretit dhe i bëri thirrje të mos e vriste Davidin. Sauli hoqi dorë për një farë kohe, mirëpo pas fitoreve të Davidit në fushëbetejë, Sauli i përtëriu sërish qëllimet e tij për ta vrarë. Kur Mikali, vajza e Saulit kuptoi se shtëpia e tyre po përgjohej, ajo i bëri thirrje Davidit t’ia mbathte nga dritarja. Ajo e inskenoi dhomën për t’u dukur sikur Davidi po flinte dhe u tha vrasësve të tij se ai ishte sëmurë. Kur komploti u zbulua, Mikali e gënjeu përsëri babanë e saj. Ndërkohë, Davidi i mbathi i sigurt dhe filloi jetën e tij në arrati.

Sinqeriteti i Jonathanit dhe mashtrimi i Mikalit buruan si rrjedhojë e dashurisë për Davidin, mirëpo në fund të fundit, vetëm Perëndia mund ta çlironte atë nga Sauli. Davidi do të kalonte shumë vite në arrati, dhe Mikali do të ndahej prej tij gjatë asaj kohe. Sa gjëra do të ndryshonin përpara se ta shihnin njëri-tjetrin përsëri? Çfarë do t’u servirte e ardhmja atyre? — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, mbajini sytë vetëm tek Perëndia për çlirim dhe për drejtim për të ardhmen.

Tags: No tags