web-woh-4-tetor

4 Tetor

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga 1 e Kronikave 4:9-10; Marku 11:23

Rishikimi i lutjes së Jabetsit

Oh,…të më ruante nga e keqja që të mos vuaj! (1 e Kronikave 4:10)

Kur fëmijët tanë ishin të vegjël, shpeshherë na përgjëroheshin t’u blinim gjëra në dyqan. Si prindër ne u thoshim: “Nuk kemi para.” Dhe ata na përgjigjeshin: “Merrini paratë nga bankomati.”

Lutja e Jabetsit është interpretuar si njëfarë bankomati qiellor, e përqendruar ngushtë te fjalët: “Oh, sikur të më bekoje dhe zgjeroje kufijtë e mi dhe dora jote të ishte me mua” (1 e Kronikave 4:10). Lutja mund të keqpërdoret, përqendrohet vetëm në dëshirat vetjake, egoiste. Problemi nuk është deklarata guximtare në këtë lutje – vetë Jezusi u mësoi dishepujve të Tij që të luteshin me guxim (Marku 11:23).

Megjithatë, shpeshherë ne e shmangim pjesën e fundit të lutjes së Jabetsit: “të më ruante nga e keqja që të mos vuaj” (1 e Kronikave 4:10). Jabetsit ia vuri emrin nëna e vet – një emër që u zgjodh për shkak të dhimbjeve të saj gjatë lindjes. Jabetsi nuk donte ta kalonte jetën i quajtur z. Dhimbje. Jabetsi ka shumë të drejtë që lutet me guxim, por ai nuk arrin ta kuptojë që vuajtja mund të jetë shenjë e veprës së Perëndisë në ne dhe nëpërmjet nesh. Lutja nuk është një bankomat qiellor që na largon nga çdo lloj dhimbjeje. Duke rishikuar lutjen e Jabetsit, ne mësojmë që vuajtja dhe dhimbja mund të jenë një mundësi për të përjetuar praninë e Krishtit dhe përlëvdimin me Krishtin (Romakëve 8:17) – Kent Fry

Ndërsa luteni, kërkoni që Jezusi të jetë i pranishëm në dhimbjen dhe vuajtjen tuaj!

#lutje #4tetor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags