Lexoni nga Zanafilla 2:8-17
Të bësh vepra të mira
“Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante.” (v. 15)
Derisa tani, në leximin tonë kemi studiuar pushimin, apo “ndalimin” e punës dhe të aktiviteteve. Megjithatë, puna zë një vend të rëndësishëm, sidomos nëse bëhet sipas mënyrës që ka pasur qëllim Perëndia. Jo vetëm që Perëndia punon në fillim, por Perëndia e vendos Adamin në kopsht “për ta punuar dhe për t’u kujdesur për të.” (v. 15)
Shohim që kjo punë, siç e projektoi Perëndia, në thelb është e mirë. Vetëm kur Adami dhe Eva u rebeluan kundër Perëndisë kjo punë u bë e lodhshme. “… toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të hash frytin e saj me mund tërë ditët e jetës sate. Ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore, dhe ti do të hash barin e fushave …” (Zan. 3:17-18)
Në një botë të rënë, puna jonë është e prishur nga mëkati, por nuk është plotësisht e zbrazët nga mirësia. Lajmi i mirë është se në Krishtin, Perëndia erdhi për të shpenguar të gjitha gjërat, përfshirë edhe punën tonë. Edhe tani, puna jonë mund ta nderojë Perëndinë dhe të jetë një bekim për të tjerët.
Murgjit benediktinë përqafuan moton latine “laborare est orare”, që në shqip përkthehet: “të punosh, do të thotë të lutesh”. Me këtë ata donin të thoshin se gjithë puna jonë, kur bëhet me frymën e duhur, mund të shndërrohet në lutje dhe adhurim, që i jep përlëvdim Perëndisë. Kjo është puna e mirë, kur puna e duarve tona, përmes frymës së përkushtimit tonë, shndërrohet në adhurimin e zemrave tona. – Brian Keepers
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju ndihmojë që puna juaj sot të jetë një vepër adhurimi.
#kohapërçlodhje #2gusht #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android