Lexoni nga Filipianëve 1:8-11
Sinqerisht i shqetësuar për ju
Ju kam në zemër . . . Sepse Perëndia është dëshmitari im, se kam shumë mall për ju të gjithë. (v. 7-8)
Sociologët kanë një teori të quajtur “vetja në pasqyrë.” Kjo teori thotë që ne bëhemi ai (apo ajo) person që, njeriu më i rëndësishëm i jetës sonë – prindi, bashkëshorti(ja), fëmija – mendon që jemi. Ne jetojmë (ose vuajmë) sipas imazhit që ai person ka për ne. Si do të ndryshonte jeta juaj nëse një person vërtetë do të kishte besim në ju dhe do t’ju donte pa kushte?
Kishte të krishterë në jetën e Palit të cilët nuk e besonin dashurinë që Pali kishte për ta. Ata ishin të bindur që Pali nuk ishte aq i sinqertë, ose më keq, ishte thjesht i shtirur.
Pali, në përpjekje për të shfaqur zemrën e tij të çiltër, thërret Perëndinë si dëshmitarin e tij. Ai e vendos veten nën një betim të shenjtë përpara Perëndisë gjatë përpjekjes për të bindur këta njerëz që ai po flet të vërtetën për jetët e tyre. Çfarë mund të bënte më shumë ai për t’i bindur këta njerëz për dashurinë e tij? Pali kishte mall për ta. Kjo fjalë është marrë nga Eurosporti i vitit 60 pas Krishtit. Ajo përshkruan një vrapues të shpejtë i cili përkulet drejt vijës së mbarimit ose një vrapues grupi i cili përkulet përpara për të dorëzuar stafetën. Është një fjalë angazhimi dhe vendimi, për të mos hequr dorë nga dikush. Pali u thotë këtyre skeptikëve, “Përpara Perëndisë, unë dua që ju të dini që unë po përkulem drejt jush me dashuri.”
Ndonjëherë kjo është e gjitha ajo që mund të bëjmë. Të angazhohemi përpara Perëndisë për të vazhduar të vrapojmë përpara me dashuri për njerëzit edhe kur ata e dyshojnë apo e refuzojnë këtë. — David Walls
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë ta vazhdoni vrapimin me dashuri për të tjerët.
#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android