Lexoni nga Psalmi 24
Zoti Perëndi, Mbreti i lavdisë
Zoti i ushtrive, Ai është Mbreti i lavdisë! (v. 10)
Në shumë raste kur jam lutur me drejtuesin e shërbesës “Fjalët e Shpresës” në Ugandë, Titus Baraka, ai gati gjithmonë e nis me: “Zot Perëndi, Mbret i lavdisë…” Kur e pyeta se pse, ai më tregoi se Uganda kishte mbi 50 fise. Shumë prej tyre ende kanë një mbret ceremonial që e nderojnë dhe frymëra animiste. Duke e nisur me “Zot Perëndi, Mbreti i lavdisë”, ai deklaron se Perëndia që adhuron është Perëndia i vetëm i vërtetë.
Titulli “Mbreti i lavdisë” na jepet nga Davidi në Psalmi 24, me gjasë për të përkujtuar ardhjen e Arkës në Jeruzalem (2 Samuelit 6). Davidi me forcë shpall se “ZOTIT i përket toka” (Psalmi 24:1). I gjithë krijimi dhe të gjithë njerëzit i përkasin vetëm këtij Zoti. Vetë Perëndia e shpall këtë te Isaia 45:5: “Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër;” Çdo mbret që ekziston duhet të përulet përpara Perëndisë. Çfarëdo lloj fryme që kërkon kontrollin, duhet t’i nënshtrohet Zotit.
Psalmi 24 është gjithashtu një kumtesë për ngjitjen e Jezusit në qiell te Veprat e Apostujve 1:9. I vetmi që mund të ngjitet është ai që është me duar të pafajshme dhe me një zemër të pastër (v.4). Ne e njohim Atë. Është Jezusi. Ai është i pastër dhe në kryq bëri sakrificën e përsosur për mëkatin. Ai është Mbreti i Lavdisë, sepse Ai është “Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!” (Gjoni 1:29). Fuqia e këtij Mbreti të Lavdisë mund të na pastrojë edhe ne dhe të mposhtë çdo të keqe që na ndodh. – Jon Opgenorth
Ndërsa luteni, thirrini Mbretit të Lavdisë.
#4nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android