web-woh-5-prill

5 Prill

Lexoni nga Mateu 8:5-13

Autoriteti qëndron në themel të pushtetit

Dhe kryeqindësi duke u përgjigjur i tha: “Zot, unë nuk jam i denjë që të hysh nën çatinë time; por thuaj vetëm një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet”. (v. 8)

Bibla e bën të qartë se Jezusi kreu mrekulli për shkak të pushtetit dhe autoritetit të tij. Nuk është thjesht edukimi në familje apo arsimimi teologjik që prodhon besim. Kryeqindësi romak nuk kishte asnjërën prej tyre. Besimi tek Jezusi është reagimi që ka dikush ndaj pushtetit dhe autoritetit të Jezusit, dhe kjo është ajo që shohim në leximin e sotëm.

Kryeqindësi ishte një ushtarak romak që e njihte mirë realitetin e autoritetit dhe si funksiononte ai. “I them dikujt: ‘Shko’, dhe ai shkon; dhe i them një tjetri: ‘Eja’, dhe ai vjen; dhe i them shërbëtorit tim: ‘Bëje këtë’, dhe ai e bën” (v. 9). Ai e kuptonte se pushteti nuk ka të bëjë me të qenit afër; autoriteti është pushtet. Nëse dikush ka pushtet dhe autoritet, mjafton të flasë dhe ajo kryhet.

Në këtë mrekulli, Perëndia na tregon se Jezusi nuk kishte nevojë të ishte i pranishëm për ta kryer një mrekulli. Ai i kryente mrekullitë për shkak se kishte autoritetin për ta bërë këtë. Mrekullitë janë deklarata të autoritetit të Jezusit mbi të gjitha gjërat.

Jezusi i mësoi dishepujt e tij, dhe na mësoi edhe neve, që të flasim në po këtë mënyrë që të mund të fillojmë të kemi po të njëjtin autoritet: “Por fjala juaj të jetë: Po, po; jo, jo; gjithçka më tepër vjen nga i ligu” (Mt. 5:37). Me ‘po’-në e parë biem dakord me mendje. Ndërsa me të dytën, përkushtohemi në besim. Zëre se është punë e kryer. Kuptoni dhe besoni në autoritetin e Jezusit, dhe do të zbuloni se zemra juaj do të rritet në besim, në fuqinë e tij. — Fred Van Dyke

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për autoritetin që ka mbi gjithçka.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags