5 jun

5 Qershor

Lexoni nga 2 e Samuelit 3:12-21

Një gur shahu politik

Kam diçka për të të kërkuar, ti nuk do të ma shohësh fytyrën po nuk më solle më parë Mikalin, bijën e Saulit, kur të vish. (v. 13)

Ne e kemi të lehtë të ndjejmë keqardhje për Mikalin. Ajo u përdor si një gur shahu politik nga babai i saj për të qenë një “lak” për Davidin (shih 1 Sam. 18:21). Më pas ajo u nda nga bashkëshorti që donte për shkak të qëllimeve vrastare të Saulit, dhe pastaj e martuan me një burrë tjetër. Tani që Sauli kishte vdekur, Davidi kishte ardhur në fron si mbreti i Judës, dhe Abneri, gjenerali i vjetër i Saulit, donte që ta bënte atë mbret mbi gjithë Izraelin. Pikërisht në këtë kuadër vjen kërkesa e Davidit që të restaurojë marrëdhënien me bashkëshorten e tij të parë, Mikalin.

Por a ishte kjo thjesht një lëvizje politike nga ana e Davidit? Padyshim të qenit i martuar me vajzën e ish mbretit e ndihmoi atë të pretendonte fronin. Mirëpo veprimet e Davidit kundrejt shtëpisë së Saulit ishin gjithmonë me respekt. (Shihni trajtimin që i bën Mefiboshethit tek 2 e Samuelit 9). Davidi dhe Mikali ishin prej vitesh të ndarë por nuk ishin divorcuar kurrë. Në mendjen e Davidit, ajo vazhdonte të ishte bashkëshortja e tij dhe duhet të rivendosej pranë tij, në vendin e saj të nderit. Ajo nuk ishte thjesht një gur shahu, por një anëtare e humbur e familjes së tij.

A i kishin bërë padrejtësi dhe a ishte keqtrajtuar Mikali? Patjetër! E manipuluar, e viktimizuar, e pafuqishme, zemra e saj ishte një tokë pjellore ku hidhësia të zinte rrënjë. Mirëpo ishte Sauli, babai i saj, dhe jo Davidi, ai që e kishte përdorur atë për qëllimet e veta. Njerëzit bëjnë zgjedhje, dhe si rrjedhojë Mikali filloi të kishte zët një person në veçanti. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju zbulojë çdo rrënjë hidhësie që gjendet në zemrën tuaj.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags