web-woh-5-shtator

5 Shtator

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga 1 Pjetrit 1:22-25

Fjala që mbetet përjetë

…por fjala e Zotit mbetet përjetë. (v. 25)

Çdo gjë rreth nesh po shuhet, por ajo që bën përjashtim bindshëm është Fjala e Zotit, që është “e gjallë dhe vepruese” (Heb. 4:12) dhe mbetet përjetë. Xhon Kalvin, teologu me më shumë ndikim i traditës reformatore, në komentarin e tij për këtë deklaratë tronditëse shkruan kështu: “Profeti donte të thoshte që nuk ka jetë të përjetshme veçse në Perëndinë dhe kjo na komunikohet nga Fjala.” Kjo është mënyra e Tij për të thënë: “Bari thahet dhe lulja bie, por fjala e Zotit mbetet përjetë” (v. 25).

Para disa vitesh, bashkë me disa miq mësuam përmendësh të gjithë librin e Zbulesës, një praktikë shpirtërore çliruese dhe e ofruam si performancë në kolegjin “Hope” në Holland, Miçigan. Kisha “Old Dimnent” ishte e mbushur plot e përplot dhe me anë të hirit të Perëndisë, performanca që u ofruam vëllezërve dhe motrave të mbledhura atje, ishte thuajse pa asnjë gabim. Pas shërbesës, disa njerëz po na thoshin se sa domethënëse kishte qenë ajo performancë për ta dhe ne u inkurajuam shumë nga komentet e tyre. Një prej komenteve më prekëse u bë nga një mik që po luftonte kundër kancerit; një betejë të cilën në fund do ta humbiste. Pasi u përqafuam, ai më tha: “Me sa duket, gjërat do të shkojnë mirë për mua.” Kjo ishte mënyra e tij për të thënë: “Bari thahet dhe lulja bie, por fjala e Zotit mbetet përjetë.” – Tim Brown

Ndërsa luteni, lavdërojeni Perëndinë që Fjala e Tij mbetet përjetë, edhe pse gjithçka tjetër vyshket!

#bibla #5shtator #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags