Lexoni nga 1 e Kronikave 10:1-14; Marku 13:5
Predikoje, vëlla!
Kështu Sauli vdiq për shkak të mosbesnikërisë së tij ndaj Zotit. (1 e Kronikave 10:13)
Në fillimet e mia në shërbesën në bashkësi, isha pjesë e një shkëmbimi predikuesish. Më caktuan të predikoja në një bashkësi me pjesëmarrje dërrmuese afroamerikanësh në Detroit. Unë nuk isha mësuar me reagime nga bashkësia dhe më pëlqeu ta dëgjoja bashkësinë tek më inkurajonte gjatë shërbesës: “Predikoje, vëlla!”
Bashkësia e autorit të Kronikave, 400 vjet para lindjes së Krishtit, ishte më se e vetëdijshme për tregimet e gjata të mbretërimit të Saulit dhe Davidit tek 1 dhe 2 e Samuelit. Rënia e Saulit dhe ngritja e Davitit tek 1 e Samuelit shtjellohet në më shumë se njëzet kapituj. Këtu autori përmbledh rënien e mbretit Saul me një ngjarje kyçe në malin Gilboa në betejën katastrofike me filistejtë. Autori i Kronikave na e thotë qartë: “Sauli vdiq për shkak të mosbesnikërisë së tij ndaj Zotit” (v.13). Kur e lexoj diçka të tillë, dua të përgjigjem: “Predikoje!” Me atë fjali të thjeshtë, autori biblik po predikon një mësim më serioz moral.
Mbretëritë tokësore të Saulit dhe Davidit ishin zhdukur prej shumë kohësh kur u shkruajtën Kronikat. Ato janë një kujtim akoma më i largët për ne, por kronikani po predikon një parim biblik që e shohim ende edhe sot: kur tregon mosbesnikëri ndaj Zotit, mund të përjetojmë pasoja të rënda, negative në jetët tona. Po kështu, Jezusi u predikoi një sërë popujsh nëpër ungjille: “Kini kujdes!” (Marku 13:5 NIV). Sauli është një nga shembujt më të trishtë të asaj që i ndodh një njeriu të madh sepse është i orientuar tek vetja dhe jo i orientuar te Perëndia. – Kent Fry
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju kujtojë shembujt e vetëshkatërrimit që të mund të mbeteni besnik si dishepull i Jezusit!
#predikim #5tetor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android