web-woh-6-gusht

6 Gusht

Lexoni nga 1 e Korintasve 7:17-24

Përqafoni detyrën që ju është caktuar

“Gjithsesi secili të vazhdojë të jetojë ashtu si ia ka dhënë Perëndia…” (v. 17)

Dje pamë se si, edhe në një botë të rënë, gati çdo punë mund të jetë e mirë. Këtu përfshihen të qenit drejtor, mësues, mekanik, një prind që qëndron në shtëpi, një punonjës fabrike, apo një fermer. Më e rëndësishme është se si e bëni punën, sesa çfarë pune bëni. Çelësi është ta bëni punën me integritet dhe përsosmëri për lavdinë e Perëndisë dhe për të mirën e të tjerëve.

Për këtë arsye, në Korinth apostulli Pal i udhëzon besimtarët në Jezusin që “të vazhdojnë të jetojnë ashtu si ia ka dhënë Perëndia dhe ashtu sikurse i thirri Zoti…” (v. 17) Ky pasazh është pak i ndërlikuar, sepse Pali i adresohet skllavërisë. Pali nuk po promovon skllavërinë. Nëse skllevërit mund të fitonin lirinë, Pali i nxit që ta bëjnë këtë. Por ata që s’munden, Pali do që t’i inkurajojë se, për shkak se janë të lirë në Krishtin, edhe puna e tyre si skllevër mund t’i japë nder Perëndisë dhe ata të jenë dëshmitarë për Të.

Por le ta lidhim këtë me punët tona në përgjithësi. Pali këtu po thotë diçka radikale. Në vend që të përpiqeni të gjeni punën e përsosur që mendoni se do t’ju japë një qëllim në jetë, gjeni qëllimin në punën që Perëndia ju ka thirrur të bëni aty ku jeni.

Kjo nuk do të thotë se s’do të ketë raste kur Perëndia na thërret që të lëmë një punë, apo që të ndryshojmë karrierë, por Pali na nxit që ta shohim punën tonë, sado e rëndomtë të jetë, si një thirrje, si një pozicion ku Perëndia na ka vendosur për një qëllim. Ky pozicion mund të mos jetë i përhershëm, por për momentin përqafojeni detyrën që ju është ngarkuar dhe lejoni Perëndinë që të punojë përmes jush. – Brian Keepers

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë që të gjeni qëllimin në punën që ju ka dhënë Ai.

#kohapërçlodhje #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags