web-woh-6-maj

6 Maj

Lexoni nga Filipianëve 1:8-11; Mateu 9:35-38

Dashuria e Krishtit Jezus

Se kam shumë mall për ju të gjithë me dashuri të thellë në Krishtin Jezus. (v. 8)

Filip Jansi (Philip Yancey) ndan një histori të shkurtër në librin e tij What’s so Amazing About Grace? (“Pse është hiri kaq i mahnitshëm?”) e cila më kujtoi diçka. Aty ai flet për një shokun i tij, i cili një ditë i kishte dërguar me postë një kartolinë ku ishin shkruar vetëm gjashtë fjalë: “Unë jam ai që Jezusi do.” Tek meditimi i djeshëm po mendonim se çfarë do t’u ndodhte jetëve tona nëse vetëm një person do na donte pa kushte. Pyetja e sotshme është ndryshe. Çfarë do të ndryshonte në jetën time nëse unë sinqerisht do t’i besoja fjalët e jashtëzakonshme të Biblës rreth dashurisë së Perëndisë për mua? Çfarë do të ndryshonte nëse unë do të besoja që “unë jam ai (ajo) që Jezusi do”? Çfarë do të ndryshonte nëse do më donte dikush “me dashurinë e thellë të Jezus Krishtit”?

Fjala “afeksion” në thelb do të thotë, “nga brenda, emocion që shkakton dhimbje mendore dhe emocionale.” Në vende të tjera merr një kuptim amënor, që do të thotë “nga barku i gruas.” Pali do që lexuesit e tij ta dinë që afeksioni (dashuria) e Jezusit buron nga bërthama e qenies së tij. Dhembshuria e tij për ta nuk është diçka që atij thjesht i vjen në mendje. Ajo ka lindur dhe ushqehet nga një bark hyjnor emocionesh.

Është shumë e vështirë për disa të pranojnë dashurinë e Jezusit. Ndoshta ju besoni që askush nuk do mund t’ju donte, madje as Jezusi. Ju lutem vazhdoni të lexoni: “dhe Jezusi … pati dhembshuri [për turmën], sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë, si delet që nuk kanë bari.” — David Walls

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të filloni të besoni tek dhembshuria që ka Jezusi për ju.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags