web-woh-6-nentor

6 Nëntor

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Lexoni nga Psalmi 139

Dhurata e kësaj dite

Në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua… (v. 16)

Jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara është rreth 75 vjeç. Janë 27.375 ditë. Në çfarë dite jeni sot? Vetëm Perëndia e di se sa ditë keni. Ai ka ditur secilën prej ditëve tuaja të mëparshme, edhe ato që do të vijnë. Madje Ai ka caktuar secilën ditë për ju (v.16) Ai është pranë jush në secilën ditë, jeni apo jo të vetëdijshëm për këtë (v.7) At Patrik Henri Riërdon (Fr. Patrick Henry Reardon) thotë: “Edhe në të shkuarën më të thellë, Perëndia e di të ardhmen.” Ai e di, sepse Ai ka caktuar për ju edhe çdo ditë që do të vijë .

Lutja e Davidit në Psalmin 139 më sjell ndërmend një mik që bëra ndërsa po shërbeja në bordin e një kolegji të krishterë. Ai drejtonte përpjekjet për zhvillim dhe çdo takim e fillonte me një lutje: “Faleminderit, Zot, për dhuratën e kësaj dite!” Fjalët dilnin me ngadalë dhe të menduara mirë. Ai e dinte dhe e jetonte çdo ditë si të ishte një dhuratë e çmuar. Ai kishte përballuar një operacion për transplant organesh dhe më vonë kishte jetuar me realitetin e sëmundjes së Parkinsonit. Nuk e dëgjova kurrë të ankohej. Prej tij gjithmonë dëgjoja falënderime për jetën dhe dëshirën për të jetuar në misionin e Jezusit.

Çfarë rezervon kjo ditë për ju? A pret të jetë e mbushur me gëzim, apo me frikë dhe me ankth? A duhet të durosh dhimbje, apo të përqafosh një ndryshim? Si mund ta filloni këtë ditë duke e falënderuar Perëndinë për atë që është, një dhuratë e çmuar nga Perëndia, e përcaktuar vetëm për ju. Ju nuk do të jeni vetëm. Ai do të jetë përkrah jush, përpara jush, mbi ju dhe nën ju. – Jon Opgenorth

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për dhuratën e kësaj dite.

#6nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags