web-woh-6-prill

6 Prill

Lexoni nga Mateu 8:16-17; Isaia 53

Një profeci e përmbushur

Dhe, me fjalën, i dëboi frymërat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët. (v. 16)

Për t’i kuptuar plotësisht mrekullitë e Jezusit, duhet të shkojmë përtej një ritregimi të thjeshtë të ngjarjeve që ndodhën. Me kryerjen e mrekullive, Jezusi ishte duke përmbushur fjalën e Isaias, profetit të Perëndisë.

Shumë përpara lindjes së Jezusit, Isaia i tha popullit të Perëndisë se mosbindja e tyre ndaj Perëndisë, adhurimi që ata u bënin idhujve dhe padrejtësia që kryenin ndaj të varfërve ishin shkelje të besëlidhjes që kishin lidhur me të, pra, për t’i sjellë ata në një tokë të mirë ku ai do të ishte Perëndia i tyre dhe ata do të ishin populli i tij (Eks. 6:7). Pasoja e mosbindjes së tyre do të ishte dëbimi dhe mërgimi në Babiloni, një komb pagan, ku do të jetonin si skllevër dhe jo si populli i lirë që Perëndia kishte shpëtuar për veten e tij (Jer. 20:1-5). Ai mërgim ishte një disiplinim i tmerrshëm, por me dashuri. Në fund, Perëndia i ktheu ata në tokën e tyre (Jer. 30, Ezd. 1), por ama kjo ishte vetëm gjysma e zgjidhjes. Kush do ta largonte mëkatin e Izraelit? Isaia e plotësoi profetizimin e tij me një zgjidhje që ata nuk e kishin imagjinuar. Një shërbëtor i përvuajtur do të vinte tek ata, do të largonte mëkatet e tyre dhe do t’i mbartte vetë ato.

Në leximin tonë për sot, shohim fuqinë e asaj profecie, dhe besnikërinë e Perëndisë, që na tregojnë se mrekullitë e Jezusit ishin fillimet e asaj përmbushjeje, që u plotësuan në kryq. Profecia e restaurimit është e përmbushur nga mrekullia e vuajtjes. Restaurimi i çdo personi që largohet nga mëkati dhe beson është i përsosur në sakrificën e Jezu Krishtit. — Fred Van Dyke

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që e ka mbajtur fjalën e tij, dhe për vuajtjen që ai duroi në Krishtin për të përsosur restaurimin tuaj tek ai.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags