web-woh-6-june

6 Qershor

Lexoni nga 2 e Samuelit 6:12-23

Një femër e hidhëruar

[Mikal] pa mbretin David që po hidhej dhe kërcente përpara ZOTIT dhe e përçmoi në zemrën e saj. (v. 16)

Libri i Hebrenjve ka goxha këshillë të mirë për Mikalin: “Duke u kujdesur që . . . mos mbijë ndonjë rrënjë e hidhur dhe t’ju turbullojë dhe me anë të saj të ndoten shumë njerëz” (Heb. 12:15). Në kohën kur Izraeli kishte një gëzim të madh, për shkak se arka e besëlidhjes u soll në Jerusalem, Mikal e shkëputi veten nga populli i saj dhe kremtimi i tyre. Pasazhi i sotëm është hera e fundit që lexojmë për të në Bibël, një femër e hidhëruar, e vetmuar dhe me sa duket e larguar nga bashkëshorti i saj.

I veshur me një efod të thjesht prej liri (siç ishte rroba që vishnin priftërinjtë), Davidi e udhëhoqi popullin e tij në adhurim dhe në kremtim ndërkohë që në qytet hynte arka, që përfaqësonte praninë e Perëndisë. Mikal nuk ishte pjesë e këtij kremtimi; ajo shikonte nga dritarja, pa u prekur aspak nga këngët dhe vallet. Më vonë, fjalët sarkastike që i tha Davidit në lidhje me mungesën e tij të dinjitetit përpara popullit të vet, treguan se ajo nuk e kishte kuptuar as rëndësinë e arkës, e as dashurinë dhe përkushtimin e bashkëshortit të saj ndaj Perëndisë së Izraelit. Reagimi i saj nuk ishte thjesht neveria që ndjeu për kërcimin! Por vinte nga një zemër e hidhur, dhe kjo e përjashtoi atë nga gëzimi dhe bekimi që edhe ajo mund të kishte pasur.

Nëse hidhërimi na lëndon dhe na ndan nga të tjerët, atëherë padyshim pendimi dhe falja mund të na restaurojë. Falja e tillë nuk është e lehtë, mirëpo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe gëzimit. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të falni çdo person karshi të cilit keni qenë të hidhur.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags