web-woh-6-shtator

6 Shtator

Lexoni nga 1 Pjetri 2:1-9

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Çfarë duhet të dëshirojmë

Hiqni tej, pra,… (v. 1)

Një miku im shumë i urtë, shpeshherë thotë: “Nëse po flasim për krishterimin e vërtetë, duhet të mësohemi me faktin që do të ketë një “jo” diku në fjali.” Ndërsa ne jemi ndikuar kulturalisht që nga djepi që të dëshirojmë të mos kemi kufij dhe të jemi të lirë, pa kufizime që na frenojnë, nuk i shpëtojmë dot faktit që të ndjekim Jezusin kërkon prej nesh pikërisht atë që Pjetri po na kërkon të bëjmë këtu: “Hiqni tej, pra,…” Dhe, ndërsa ai po e shkruante këtë, pa dyshim që këto fjalë të Jezusit po i kumbonin në vesh: “Le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë” (Luka 9:23 NRSV).

Por, përveçse i thotë “jo” veseve, jeta e vërtetë e krishterë i shton edhe virtyte jetës tonë. Pjetri e mbyll letrën e tij duke përmendur përulësinë, që shërben si një volant për të ndezur motorin e virtyteve të krishtera. Por përpara kësaj, ai përmend parakushtin e nevojshëm, që është dëshira e madhe: “Posi foshnja të sapolindura, të dëshironi fort qumështin e pastër të fjalës, që të rriteni me anë të tij” (v.2 NRSV).

Për togfjalësin “të dëshironi fort” në greqisht është përdorur një fjalë shumë e fortë: “epipotheo”. Pjetri po na fton të kujtojmë herën e fundit që e dëgjuam një foshnjë të qajë për qumështin e nënës së vet. Eshtë e qarë me zë të lartë, e fortë dhe e pandalshme. Ne duhet ta dëshirojmë fort një jetë të tillë në besim. A nuk tha Jezusi: “Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.”? – Tim Brown

Ndërsa luteni, kërkojini Zotit, në mëshirën e Tij, t’ju japë uri për Të!

#6shtator #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

Tags: No tags