web-woh-7-maj

7 Maj

Lexoni nga Filipianëve 1:8-11; Osea 11:1-9

T’i kundërshtosh dashurisë së Krishtit Jezus

Kam shumë mall për ju të gjithë me dashuri të thellë në Jezu Krishtin. (v. 8 )

Dje ne sollëm ndër mend që për disa është e vështirë të përqafojnë dashurinë e Jezusit. Disa nga ne besojmë që asnjë njeri nuk mund të na dojë, e jo më Jezusi. Ne e besojmë këtë për shkak të diçkaje që kemi bërë, ose ndoshta për shkak të diçkaje që na është bërë neve. Nga dhimbja, disa kanë vendosur të mbrojnë zemrat e tyre, dhe që nga ky çast kanë shtrirë tela me gjemba rreth e rrotull zemrave, duke mos lejuar asnjë të hyjë brenda, madje as Jezusin. Të tjerë e kundërshtojnë përqafimin e Jezusit sepse nuk u përshtatet me idenë që ata kanë për Perëndinë. Ata kanë krijuar ose kanë përzgjedhur një thjerrë për Perëndinë e cila e shtrembëron Atë – që thekson gjykimin dhe zemërimin e tij – dhe nga kjo pikëpamje ata nxjerrin bërrylat kundër “dashurisë së Jezusit.” Të tjerë akoma e kundërshtojnë, e largojnë apo e mohojnë dashurinë e Jezusit për shkak se përqasja e tyre ndaj Perëndisë është i arsyeshëm, akademik dhe pa asnjë lidhje emocionale, edhe tani edhe çdoherë.

Gjëja më e rëndësishme rreth fjalës “afeksion” (ose dashuri) është që, për një grek të shekullit të parë, shoqërimi i saj së bashku me një perëndi hyjnor do i ishte dukur kryekëput e pamundur. Sipas filozofëve Stoikë të asaj kohe, karakteristika hyjnore supreme dhe thelbësore është “apatheia,” ose paaftësia për të pasur ndjenja. Grekët besonin në perëndi të cilët nuk ndjenin. Mësimi i tyre ishte që nëse dëshiron të jesh si perëndi, nuk duhet të kujdeseshe për të tjerët. Mësimet e feve pagane dhe ato filozofike përkrahnin një perëndi thelbi i të cilit ishte paaftësia për dhembshuri. Në çfarë lloj Perëndie besoni ju? — David Walls

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të besoni tek dashuria e Tij dhe ta pranoni atë.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags