436544186_930496732414378_5624030706922421282_n

7 Prill

Lexoni nga Marku 5:1-15

Një mrekulli çlirimi

Kur erdhën te Jezusi, panë të demonizuarin, ulur, të veshur dhe me mendje të rregullt, dhe patën frikë. (v. 15)

Jeni ndjerë ndonjëherë në mosmarrëveshje me veten tuaj, të pafuqishëm për të pranuar shtrëngimin, madje duke dashur t’i jepni fund jetës? Ndoshta jeni ndjerë, ose ndoshta njihni dikë që është ndjerë kështu. Në leximin tonë për sot hasim me dikë në një gjendje shumë të dëshpëruar, i cili vuan nga “një frymë e ndyrë” (v. 2). Ai nuk mund të qëndronte më me njerëzit, kështu që jetonte mes varreve nëpër guva dhe shkëmbinj. Ai ishte bërë i papërmbajtshëm, kështu që zinxhirët ishin kthyer në veshjen e tij. Ai nuk mund të ndjente e as të mendonte asgjë tjetër përveç mundimit e torturës që po kalonte, kështu që ishte një person i rrezikshëm për të gjithë, veçanërisht për veten e tij. I refuzuar plotësisht nga komuniteti i tij, i izoluar dhe i prirur për të lënduar vetveten; kjo është tabloja e vetë dëshpërimit.

Derisa erdhi Jezusi. Historia është goxha dramatike, e mbushur me detaje të gjalla. Por, në mes të këtyre detajeve, vini re që Jezusi nuk harxhoi fare kohë dhe veproi me dhembshuri të madhe dhe me fuqi për ta restauruar këtë njeri. Kur erdhën dishepujt, ky burrë qëndronte ulur, i veshur dhe me mendje të rregullt, pra, kishte ndodhur një mrekulli transformimi.

Gjendja e të demonizuarit ishte ekstreme, por po kështu ishte edhe reagimi i Jezusit. Ai ka autoritet mbi këtë botë dhe mbi të gjitha fuqitë frymërore. Nuk ka gjendje që të jetë tepër ekstreme për të që të mos kundërpërgjigjet me transformim dhe shërim. A e gjykoni gjendjen tuaj, apo gjendjen e një miku apo njeriu të dashur, aq ekstreme saqë askush nuk mund të bëjë më asgjë? Jezusi mundet. — Fred Van Dyke

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju shërojë dhe restaurojë, juve dhe këdo që njihni që po lufton me të tilla gjëra.

#fjalëteshpresës#kishashqiptare#ungjillorëtshqiptare#meditime#app#ios#android

Tags: No tags