web-woh-7-june

7 Qershor

Lexoni nga 1 e Samuelit 25:1-13

Një burrë gjaknxehtë

Por Nabali iu përgjigj shërbëtorëve të Davidit, duke thënë: “Kush është Davidi dhe kush është biri i Isait?”. (v. 10)

Në faqen e parë të veprës klasike të Çarls Dikensit, “Një këngë Krishtlindjeje”, autori e përshkruan personazhin Ebenizër Skruxh si “një mëkatar të vjetër ziliqar që shtrëngonte, ndrydhte, kapte, gërricte, mbërthente!”. Dikensi e dinte se nëse lexuesit do të angazhoheshin me romanin e tij, ata duhet patjetër ta njihnin personazhin kryesor. Skruxh-i ishte një plakush i poshtër koprrac, i cili kishte nevojë të dëshpëruar për t’u shpenguar.

Edhe autori i librit të 1 e Samuelit bën pak a shumë të njëjtën gjë ndërkohë që na prezanton me Nabalin, një burrë i pasur që ishte “i ashpër dhe i keq në veprimet e tij” (v. 3). Gjatë kësaj kohe, Davidi dhe ndjekësit e tij vazhdonin të ishin në arrati nga mbreti Saul dhe jetonin në shkretëtirë. Ata kishin zënë shoqëri me barinjtë e Nabalit dhe i kishin mbrojtur tufat e tij nga hajdutët dhe kafshët e egra. Tani që kishte ardhur koha e festës dhe e qethjes së deleve, Davidi dërgoi burrat e tij që, me përulësi, të kërkonte t’i njihej shërbimi që kishte bërë. Mirëpo Nabali refuzoi ta bënte këtë dhe përkundrazi e fyeu Davidin, duke thënë se ishte një copë askushi, i cili ishte larguar nga zotëria i tij (v. 10). Kjo përgjigje e pahijshme e inatosi Davidin dhe e shtyu atë të merrte masa kundër Nabalit.

Ndryshe nga bashkëshorti i saj, Abigaili na përshkruhet si “një grua me gjykim të shëndoshë dhe e hijshme” (v. 3). Duke qenë e martuar me një burrë si Nabali, ajo mund të kishte qenë e zemëruar dhe të mbante mëri, ose e hidhëruar si Mikali. Mirëpo, do të shohim nga veprimet e saj që ajo ishte e mençur, e hirshme dhe zemërgjerë. Çfarë kontrasti në krahasim me bashkëshortin e saj! — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të jeni më shumë si Abigaili dhe jo si Nabali.

#fjalëteshpresës #kishashqiptare #ungjillorëtshqiptare #meditime #app #ios #android

Tags: No tags