Lexoni nga 1 e Kronikave 11:10-47; 2 e Timoteut 2:19
Perëndia i njeh të vetët
Abishai, vëllai i Joabit, ishte i pari i tre të tjerëve. …, por nuk arriti të barazohet me tre të parët.” (1 e Kronikave 11:20-21)
Vjet, shokët e mi të klasës në kolegj bënë ribashkimin pas 45 vjetësh. Treguam histori të profesorëve dhe shokëve të klasës që i mbanim mend mirë. Madje, menduam se edhe ata, emrat e të cilëve nuk i mbanim mend më, kontribuan në jetën tonë.
Kronikani kujton një listë me të gjithë luftëtarët e mbretit David, disa prej tyre kishin histori të larmishme dhe të tjerë ishin thjesht një emër, kontributi i të cilëve nuk dihej. Ai përmend Eleazarin, të jashtëzakonshmin, i cili ishte me mbretin David kundër filistenjve kur ishin shumë të paktë në numër (v. 12-14). Tre luftëtarë kapedanë çanë nëpër kampin e armiqve për të marrë ujë nga pusi i Betlemit që Davidi ta pinte, edhe pse ai e derdhi. (v. 15-19). Dhe pastaj autori përfshin njerëz të panjohur, si Abishai, i cili ishte madhështor në betejë kundër një numri të madh kundërshtarësh (v.20). Megjithatë, ai nuk u bë më i mirënjohuri nga tre gjeneralët madhështorë të Davidit (v. 21). Duke nisur në vargun 26, autori na jep një listë të luftëtarëve të tjerë madhështorë me mbretin David që nuk njiheshin shumë. Megjithatë, për të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë të gdhendur në murin e nderit, ata kujtohen nga ata që i shërbyen mbretit.
“Zoti i njeh të vetët” (2 e Timoteut 2:19). Shumë nga ne nuk janë të njohur. Me raste mund të jemi harruar edhe nga kisha apo familjet tona, madje, mund të na jetë dukur sikur nuk kemi rëndësi, por lajmi i mirë është se sa i përket Jezus Krishtit, Perëndia na njeh. – Kent Fry
Ndërsa luteni, falënderoni që kur vetja ju duket i vogël, Perëndia ju njeh!
#perendia #7tetor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android